“Frika e Lajçakut”, avokati shqiptar ‘shpërthen’ ndaj ndërkombëtarëve pas takimit Kurti-Vuçiq – jep lajmin e mirë për shqiptarët

Politika

“Frika e Lajçakut”, avokati shqiptar ‘shpërthen’ ndaj ndërkombëtarëve pas takimit Kurti-Vuçiq – jep lajmin e mirë për shqiptarët

Nga: A.M. Më: 14 shtator 2023 Në ora: 23:13
Bisedimet Kosovë-Serbi. Bruksel, 14 shtator 2023

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela në një prononcim për gazetën “Bota sot” komentoi takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak.

Fillimisht, ai kritikoi ashpër kushtin e Lajçakut për Asocaicionin, derisa tha së është një sëmundje e vjetër sllave kundër shqiptarëve.

“Takimi ishte një shëmtim historik për Lajçak.

Kushti antishqiptar Lajçak, është inerci e sëmundjes së vjetër serbe drejt pushtimit të territoreve shqiptare në Gadishullin Ilirik.

Por, kjo tani, shqiptarët i bën për të qeshur.

Shqiptarët janë në progres drejt shqiptarizmit maksimal.  Dhe Lajçak është sllav.

Por mediokër në anësinë e tij.

Kushtëzimi Lajçak për asocacionin në Veti të Kosovës, në thelb është një sëmundje e vjetër sllave kundër shqiptarëve”, deklaroi avokati.

Ngjela u shpreh se këtë kërkesë nuk do ta përfillin shqiptarët dhe nuk do ketë kurrë asocacion kushtetues në Kosovë.

Image
Avokati shqiptar, Spartak Ngjela

“Por tani, këtë sëmundje, nuk e përfill më njeri as në Kosovë dhe as Shqipëri.

Nuk do të ketë kurrë asocacion kushtetues në Kosovë.

Këtë tani e dinë të gjithë.

Prandaj...

Kushti Lajçak është vënë nga frika se shqiptarizmi po triumfon në të gjithë botën shqiptare në Gadishullin Ilirik.

Por...

Asgjë më, nuk bëjnë dot sllavët kundër shqiptarëve”, theksoi ai.

Po ashtu, avokati shqiptar tha se ndërkombëtarët duhet ta kuptojnë se Kosova nuk ka nevojë për marrëveshje, por Serbia.

Ai paralajëmroi se nuk ka forcë që i mposhtë dy shtetet shqiptare në Gadishullin Ballkanik.

“Këta ndërkombëtarë antishqiptarë nuk e kuptojnë dot që Kosova nuk ka nevojë për marrëveshje me Serbinë, sepse Serbinë shqiptarët e kanë mundur në luftë.

Dhe, garanti i asaj lufte është USA.

Kurse, historia e Shqipërisë tani po ecën bashkë me historinë e Kosovës. Prandaj. shpejt do të shihet që, forcën e të dy shteteve shqiptare në Gadishullin Ilirik, nuk ka forcë më që ta mposhtë.

Madje, mbaheni mend: drejt kësaj rruge juridike do të ecin edhe zonat e tjera shqiptare në Gadishullin Ilirik.

Po, a ka ndonjë fakt për këtë?

Fakti kryesor sot për sot është regjistrimi i sllavëve të Maqedonisë si Bullgarë. Dhe ky është tani një proces i vijueshëm.

Por, pikërisht ky fakt real, tregon që së shpejti Maqedonia e Veriut do të ndahet”, vlerësoi Ngjela.

Ndër të tjera, komentoi edhe situatën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, derisa paralajmëroi se ata mund t’i bashkohen Kosovës, nëse bullgarët e RMV-së bashkohen me Bullgarinë.

“Deri tani Maqedonia e Veriut ka qëndruar si e ngrirë, sepse sllavët që banojnë atje, kanë qenë të paidentifikuar. Në Maqedoninë e Veriut, të identifikuar kanë qenë vetëm shqiptarët dhe madje në një histori mijëravjeçare.

Regjistrimi i sllavëve të Maqedonisë së Veriut si bullgarë, tregon që ata pritet të shkojnë territtorialisht drejt Bullgarisë.

Po shqiptarët e Maqedonisë së Veriut?

Logjika vijon...

Nëse në Maqedoninë e Veriut identifikohen bullgarët, shqiptarët janë të identifikuar në shekuj e shekuj, ata po presin të identifikohen edhe bullgarët aty.

Por, nëse bullgarët e Maqedonisë së Veriut do të bashkohen me Bullgarinë, kuptohet që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, me territorin e tyre etnik, do të bashkohen me Kosovën.

Ja, kjo do të jetë risia e këtij fenomeni bashkues për ahqiptarët”, shpjegoi avokati shqiptar.

Gjithashtu, Ngjela potencoi se Kosova dhe Shqipëria duhet të kërkojnë urgjentisth largimin e Lajçakut nga dialogu me Serbinë.

“Por, pikërisht këtu do të mbarojë hapi i dytë modern i shqiptarizmit, i cili tani, në këtë kohë te re, po krijon historinë moderne dhe të vërtetë të Shqipërisë Etnike, proces ky, që sigurisht se do të vijojë të ecë për bashkimin në këtë ecje edhe të zonave të tjera shqiptare në Gadishullin Ilirik.

Ja pra, këtë nuk dëshiron Lajçak, por, kuptohet se, për të gjitha ato që theksuan, mendimi prosllav Lajçak, nuk ka më asnjë vlerë për historinë e shqiptarisë në Gadishullin Ilirik.

Dhe politika shqiptare në të dy kryeqytetet e saj, në Prishtinë dhe në Tiranë, duhet të kërkojë pushimin e Lajçak nga posti që mban si "kujdestar" i bisedimeve Kosovë-Serbi, sepse nuk e pranon fitimtari i luftës kundër Serbisë – KOSOVA”, përmbylli Spartak Ngjela për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat