Zeqiraj: Liderët serbë e kanë kuptuar se nuk e kanë lehtë me Kurtin; Zbulon marrëveshjen e ‘errët’ Thaҫi-Vuҫiq

Politika

Zeqiraj: Liderët serbë e kanë kuptuar se nuk e kanë lehtë me Kurtin; Zbulon marrëveshjen e ‘errët’ Thaҫi-Vuҫiq

Nga: H.O. Më: 28 tetor 2023 Në ora: 22:11
Ilustrim

Opinionisti dhe veprimtari në Gjermani, Idriz Zeqiraj përmes një prononcimi për ‘Bota sot’, ka komentuar vendimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në Bruksel. Ai ka përmendur edhe ‘fuqinë’ e Kurtit përballë liderëve serbë.

Madje sipas tij, ata e kanë kuptuar tashmë që me Kurtin nuk bisedohet derisa me Thaҫin dhe Ramushin merreshin vesh më lehtë.

“Tashmë, është vërtetuar, madje katërcipërisht, dhe këtë po e pranojnë jo vetëm Grennell, por edhe krerët kryesorë të Beogradit: Vuçiq, Bernabiq, Daçiq, Vulin, me shokë, se "me Thaçin e Ramushin merreshim vesh lehtë, ndërsa me Albinin nuk bisedohet!" Nuk ka asnjë mëdyshje, se Hashimi me komandantët e tij, kishin vendosur ndarjen e Kosovës. Dhe, këtë e pranoi edhe Grennell, një javë para dekorimit, se, "ne, me Hashimin po përgadisnim ndarjen e Kosovës", thekson Zeqiraj.

Image
Idriz Zeqiraj

Ai potencon më tutje se tashmë është bërë e qartë marrëveshja e Thaҫit me Vuҫiqin.

“Ende më qartë, në emër të Hashim presidentit, këshilltari i dyfishtë, i Hashimit dhe i Ramës, Baton Haxhiu, ka shpalosur planin konkret, të marrëveshjes Thaçi-Vuçiq:

1) Veriu i Kosovës t`i lihet Serbisë;

2) Të zhbëhet Gjykata Speciale;

3) Të falen krimet reciproke serbo-shqiptare dhe të bëhet pajtimi shqiptaro-serb”, thotë ai.

Zeqiraj ndërkaq pyet se pse është trimëruar Serbia dhe Vuçiqi, që përmes Asociacionit, kërkon dhe ngulmon, ndarjen e Kosovës, respektivisht, aneksimin e veriut të Kosovës?!

“Sepse, ditë e natë, argatët e Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit, punojnë për ta realizuar, pikërisht, ndarjen e Kosovës, duke filluar nga: Kryesia e PDK-së, të prirë nga eksponentët e saj Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Ramë Buja; agjenti i vjetër i Serbisë, Behxhet Pacolli, i cili deklaron, pacipërisht e kriminalisht, se veriu i Kosovës duhet të sundohet nga Kosova dhe Serbia. Dhe, duhet të krijohet zonë e lirë ekonomike, në të dy anë e kufirit, veriu i Kosovës dhe pjesa tjetër, brenda kufirit të Serbisë! Edvin Rama me këlyshërinë e tij social-komuniste; Dardan Molliqaj me bandën e tij internacionaliste, SPD; njëfarë Valon Murati, ish-ministër i Hashimit, me "Levizjen imagjinare të Bashkimit"; Opozita destruktive PAN-iste; Bekim Çollaku, Baton Haxhiu, Berat Buzhala, të paguar nga disa shtete; mësuesit profanë të marksizmit, Blerim Latifi e Ardian Kastrati; disa ish-ambasadorë, të prirë nga Bernard Nika; ish-anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, me stalinistin Kadri Kryeziu në ballë; Avokatet e SHIK-ut, Skënder Musa me llapaqenët tjerë, që nuk pushojnë së mbrojturi krimin dhe kriminelët, për t`i dhënë diçka Serbisë, përkatësisht, veriun e Kosovës”, thekson ai.

Publicisti Zeqiraj thotë se duke dëgjuar zërat e shtuar dhe të shumëzuar të kësaj lukunije, për ndarjen e Kosovës, Serbia ka ftuar agjentin e saj me pagesë mujore, Richard Grennell, për ta aktivizuar idenë e ndarjes të Kosovës.

“Është sa provokative, aq edhe e turpshme, pse mediet në Kosovë dhe gjetkë në etnikumin shqiptar, jo vetëm e heshtin tradhtinë e Hashimit me shokë, por ka tendenca edhe për rehabilitimin e tij me kriminelët tjerë. Bilëz, edhe LVV, me disa deklarata kontraverse, të eksponentëve të saj, kanë krijuar konfuzion shqetësues. Është kriminale provokimi i familjeve të viktimave, kur dëgjon lehjet për rehabilitimin e përsekutorëve vrastarë! E vetmja medie,ka qenë dhe mbetet gazeta kombëtare "Bota sot", e cila kurrë nuk ka pushuar së luftuari krimin dhe kriminelët, të cilët kanë zhvatur dhe përgjakur Kosovën, deri në bashkëpunimin me armikun shekullor, për ta ndarë ate. Skajmërisht, sa e dhimbshme, aq edhe e turpshme”, vlerëson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat