Mehazi: Me ndryshimin e emrit të Maqedonisë, urgjentisht e juridikisht duhet të ndryshojë edhe gjuha zyrtare e këtij shteti

Politika

Mehazi: Me ndryshimin e emrit të Maqedonisë, urgjentisht e juridikisht duhet të ndryshojë edhe gjuha zyrtare e këtij shteti

Nga: A.SH Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 20:17
Foto ilustrim

Profesori Sulejman Mehazi ka theksuar disa vërejtje në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij, brenda saj duhet bërë disa korrigjime të baraspeshuara, duke filluar nga gjuha zyrtare.

"Qeveria e RMV-së përveç futjes së bullgarëve në kushtetutën e saj duhet të bënte edhe disa korrigjime për t'u baraspeshuara me emrin e shtetit të saj RMV:

- Nëse shqiptarët janë 20 %, në kushtetutën e RMV-së atëherë duhet të futen edhe % e maqedonasve, bullgarëve serbëve, turqëve, romëve, grekëve, hebrenjëve, se RMV-ja është shtet i përqindjeve(%) të qytetarëve maqedonas, shqiptarë, bullgarë, serbë, turk, romë, grekë, hebre;

- Me ndryshimin e emrit nga R. e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë Veriore detyrimisht, urgjentisht e juridikisht duhet të ndryshojë edhe gjuha zyrtare e këtij shteti nga gjuha maqedonase në kushtetutë duhet të futet gjuha verimaqedonase", thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat