Polemikat për draft-statutin e Asociacionit, kjo është përgjigjja për “sulmet” e njëpasnjëshme ndaj Kurtit!

Politika

Polemikat për draft-statutin e Asociacionit, kjo është përgjigjja për “sulmet” e njëpasnjëshme ndaj Kurtit!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 14 nëntor 2023 Në ora: 19:00
Albin Kurti

Vëmendja e opinionit publik është përqendruar së fundmi në publikimin e draft statutit të Asociacionit.

Ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka publikuar draftin e plotë të Bashkimit Evropian për Asociacionin, në versionin origjinal dhe të përkthyer në gjuhën shqipe.

Ramadani ka thënë se ky draft është shumë i gjerë dhe i thellë, ndërsa ka shtuar se “Kosova duhet të fitojë diçka seriozisht të madhe si parakusht për zbatim të këtij dokumenti”.

“Serioz në kompetencat që ia atribuon Asociacionit, por mbi të gjitha shumë serioz në mundësinë që ia jep Serbisë që të funksionojë brenda Kosovës. Dhe kjo sidomos në arsim dhe shëndetësi, kujdes social, në financim dhe donacione, e të ngjashme”, ka shkruar ai.

Reagimi nga BE

Mirëpo, për këtë çështje që bëri “bujë” ka reaguar edhe zëdhënësi i BE-së, Petar Stano.

Zëdhënësi i Komisionit për Punë të Jashtme, Peter Stano, nuk e ka komentuar draftin e Asociacionit të publikuar nga ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani.

Stano është deklaruar se nuk e njeh Ramadanin, derisa ka thënë se nuk sheh ndonjë arsye për të komentuar diçka që ai ka publikuar.

“Nuk e di kush është zoti Ramadani dhe nuk shoh asnjë arsye për të komentuar ndonjë gjë që ai mund të pretendojë apo publikojë”, tha Stano për Euractiv.

Stano tha se një propozim i ri i balancuar evropian për Asociacionin është paraqitur në fund të Evropës dhe është diskutuar nga të dyja palët.

Sipas tij, propozimi i BE-së, nuk është bërë publik, pasi që përpjekjet diplomatike janë në vazhdim.

Gashi: Nuk ka qartësi në deklaratat që po bëhen për draftin e Asociacionit

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Image
Tomë Gashi

Ai u shpreh se këto publikimet e draftit të Asociacionit janë bërë si telenovela pasi që asnjë nga kush është deklaruar nuk ka folur njësoj, dhe lë hapësirë për të dyshuar.

“Këto publikime të draft statutit për Asociacion janë bërë si telenovela, dikush nga opozita thotë se i ka lexuar në takim me Kurtin , dikush thotë se nuk i ka lexu edhe pse kanë qenë në takim të njëjtë. Dikush thotë kështu e dikush ashtu…”, u shpreh ai.

Gashi më tej, përmend deklaratën e zëdhënësit të BE-së duke shtuar që besimi i vetëm për këtë çështje qëndron tek kryeministri Kurti.

“E zëdhënësi i BE thotë se nuk ka koment për publikime që i bëjnë, kushdo që i bënë sepse janë dokumente në diskutim. E unë për këtë çështje i besoj vetëm kryeministrit Albin Kurti dhe askujt tjetër”, nënvizoi Gashi për “Bota sot”.

Mehmeti: Nuk dihet a është ky draft i vërteti

Image
Faton Mehmeti

Ndërsa, analisti politik Faton Mehmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që nuk dihet ende qartësia për këtë draft situatë për Asociacionin pasi që Ramadani ka për qëllim të përbaltë Qeverinë kinse ka pranuar një Asociacion të dëmshëm për vendin.

“Së pari nuk dihet a është ky draft i vërteti. Edhe nëse është i vërteti ky draft në përgjithësi është në përputhje me Kushtetutën. Edhe pse qëllimi në vetvete i Buri. Ramadanit është të përbaltë qeverinë për gjoja pranim të Asociacionit”, thekson ai.

Analisti më tej thotë që Kurti nuk do të pranoj diçka që është në kundërshtim me kushtetutën e vendit.

“Ky draft është më i miri i mundshëm dhe me zotimin e SHBA si garantuese që kurrë s’do të ketë më tepër kompetenca se në fusha të caktuara lokale. Besoj shumë tek z.Kurti që s’do pranojë diçka tjetër që është në kundërshtim me kushtetutën. AAK ka ngel duke shpresuar në dëmtim të Kosovës për të fajësuar qeverinë, e neveritshme”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat