“UÇK-ja duan të më vrasin” - ‘Godet’ Naim Miftari: Baton Haxhiu me xhip të tigrave të Arkanit shkoi në Han të Elezit

Politika

“UÇK-ja duan të më vrasin” - ‘Godet’ Naim Miftari: Baton Haxhiu me xhip të tigrave të Arkanit shkoi në Han të Elezit

Nga: N. Shaqiri Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 12:26
Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar ndaj gazetarit Baton Haxhiu, i cili po vazhdon me kritika ndaj Qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti.

Miftari e quan misionar të Ivica Stanishiqit, Haxhiun dhe tregon se në vitin 1999, e kishte dërguar një xhip i tigrave të Arkanit në Han të Elezit.

Miftari thotë se në kohë luftë iu kishin premtuar 2 mijë marka secilit ushtarë që e arrestojnë Baton Haxhiun.

“Ky misionari i Ivica Stanishiqit, dikur ra hero gjatë bombradimeve në Prishtinë, në vitin 1999, edhe pse deri në Han të Elezit e kishte dërguar xhipi i blinduar i tigrave të Arkanit. Dëshmor ishte në vitin 1998 kur UÇK-ja na jepte 2000 marka për secilin ushtar që të arrestojmë Baton Haxhiun”, thotë Miftari.

Ai shpjegon se Haxhiu kishte qajtur para Joschka Fischerit duke i thënë se UÇK-ja do ta vrasin.

“Ka fundi i vitit 1999, në një konferencë ra dëshmor përsëri, duke qajtur para ministrit gjerman Joschka Fisher, duke i thënë se UÇK-ja do ta vrasin. Pastaj pas lutës u bë hero, koleg dhe thesar i Ilmi Reçicës, Latif Gashit, Kadri Veselit, pastaj befas u bë moderat i Klanit të Serbisë nga ku i përhapte idetë e rrezikshme të Zajednicës, të ndarjes së Kosovës, të Hashim Thaçit, Edi Ramës, Isa Mustafës dhe filloi të përhapte rrenat për Gjykatën Speciale, pastaj herë i zbuloi e arrestoi vrasësit e Xhemajl Mustafës, më pas filloi të tregojë përralla e filma aksione se si kërcehet nga aeroplani francez pa parashut, aeroplan i shërbimit serkret, DGSE e trimëri tjera që nuk kishin ndodhur kurrë”, thotë Miftari.

Ai shpjegon tutje, se Haxhiu bënte trillime e gënjeshtra për Thaçin, Veselin, Lushtakun e të tjerë.

“Tani në vitin 2023, u bë prap hero i Milan Radoiçiqit, Edi Ramës, Aleksandër Vuçiqit e të tjerëve. A ka ardhë koha Stanishiq, që tani të bëheni hero real i Serbisë, siç ishe që nga lindja juaj”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat