Analisti paralajmëron: Pas zgjedhjeve serbe, vjen në pushtet garnitura e Millosheviҫit, më e rrezikshmja për paqen në Ballkanin Perëndimor

Politika

Analisti paralajmëron: Pas zgjedhjeve serbe, vjen në pushtet garnitura e Millosheviҫit, më e rrezikshmja për paqen në Ballkanin Perëndimor

Nga: H.O. Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 17:21
Sheshel, Nikoliq, Vuqiq

Ndërkohë që Serbia po përgatitet për zgjedhjet nacionale, njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi thotë se ‘tre derrat e egër serbë’ Vuҫiq, Daҫiq e Vulin, po bëhen bashkë.

Mulliqi thotë se atyre po iu bashkohen edhe kriminelët Sheshel e Nikoliq.

“A po bëhen bashkë në pushtet pas zgjedhjeve tre derrat e egër serb? Thirrja që ju bëri Vuҫiqi, të atrofuarëve politikë për koalicion, Sheshelit dhe Nikoliqit, është përpjekje të mbijetesës së tyre në politikë, edhe pas këtyre zgjedhjeve. Derrave të pangopur në pushtet, si Vuҫiq, Vulin dhe Daciq, po i bashkangjitën më gjasë edhe të atrofuarit dhe kriminelët Sheshel dhe Nikoliq. Se a do të shohim pas zgjedhjeve në Serbi fitoren apo fundin e atrofisë politike, mbetet të shihet? Kjo garniturë politike në Serbi e cila sot po kontrollon gjithҫka, janë turmë e politikës radikale dhe terroriste, që bënë gjenocid më shkatërrimin e ish-Jugosllavisë”, thekson Mulliqi.

Ai thotë se ‘këtë skenarë e sprovuan më ndërhyrje terroriste për ndarjen e Kosovës edhe në Banjskë, por u ndanë lagët, duke i bartur katër kufoma për Serbi, dhe ky grup terrorist iku maleve më bisht nën shalë’.

Image
Skender Mulliqi

“Karrierat e dhunshme politike kanë një analogji në kuptimin e vdekjës, ajo edhe mund të vonohet, por jo të shmanget. Diktatorët e vegjël nuk janë në gjendje ta kuptojnë këtë reciprocitet fatal. Pafundësia është kufiri i tyre i ҫmendur. Serbët kurrsesi të lirohen nga epoka e tyre e errët në të cilën janë futur që shumë kohë. Edhe në këtë fillim shekull po shohim në krye të pushtetit në Serbi, një oligarki banditësh dhe kriminelësh, më të zi se në kohën e nacizmit. Krijuesi kryesor i kësaj desoptie, pas vdekjes së Millosheviҫit, është Voisllav Sheshel. Derri i pangopur Sheshel, më Vuҫiqin po i fryen shumë zjarrit të luftës në rajon”, vlerëson ai.

Sipas analisti, kjo garniturë e Millosheviҫit, në Serbi është banda më e rrezikshme për paqen në Ballkanin Perëndimor.

“Ne teh e kanë nëse kanë mundësi me shkatërru ardhmërinë e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Të tre këta terrirorista serbomedhënj vijnë nga kopeja e derrave të pangopur, më gjakun e popujeve josllavë, e më së shumti të shqiptarëve. Nëse vijnë në pushtet, e ka mundësi reale që po, se e kanë edhe ndihmën e Putinit, nuk do tu dalin parashikimet e errëta të tyre për ripushtimin e Kosovës, që e kanë edhe për synim. Këta metastazistë radikal, do të pësojnë shumë më keq se sa pësuan në vitin 1999, kur e humbën luftën me shqiptarët në Kosovë. Serbia shkon në zgjedhjet e 17 dhjetorit me Millosheviҫin në krye dhe me Rusinë në prapavijë”, vlerëson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat