Ishte i pranishëm në rivarrimin e Liridonës, veprimtari nga Gjermania tregon fjalët prekëse të motrave të saj: "Liridonë, çohu se ka ardhë..”

Politika

Ishte i pranishëm në rivarrimin e Liridonës, veprimtari nga Gjermania tregon fjalët prekëse të motrave të saj: "Liridonë, çohu se ka ardhë..”

Nga: H.O. Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 20:28
Rivarrimi i Liridona Ademajt

Veprimtari shqiptar nga Gjermania, Idriz Zeqiraj në një prononcim për ‘Bota sot’ ka rrëfyer procedurën e rivarrimit të Liridona Ademajt.

Zeqiraj vrasjen e Liridonës e quan si akt të shëmtuar vrastar, shokues dhe unik, një skenar i bashkëshortit të saj, që nuk kishte asnjë ndjesi për dy fëmijët e mitur.

“I bashkohem opinionit gjithëshqiptar se vrasja e nuses-nënë, Liridonë Ademaj, është përjetuar dhimbshëm e përvajshëm. Akti i shëmtuar vrastar, i planifikuar ngeshëm dhe me gjakftohtësi sadiste, është shokues dhe unik. Edhe pse krim familjar, përmasa e krimit është e jashtëzakonshme, me veçantinë dalluese, ngaqë skenari është i bashkëshortit, duke paguar dorasin. Asnjë ndjesi për dy fëmijtë e mitur, tashmë, të mbetur bonjakë, pa nënën e tyre të dashur dhe fort përkushtuese në rritjen e tyre”, thekson Zeqiraj.

Image
Idriz Zeqiraj

Ai thotë se si dëshmitar okular, së bashku me familjarët e mi, në rivarrimin e Liridonë Ademaj, shumëçka ishte origjinale në këtë ceremoni mortore, ndoshta, e papërsëritshme, sidomos dhimbja e thellë, e heshtur kolektive, e shprehur me lot e dënesje të përmbajtura, të menaxhuara dinjitetshëm, nga prindërit, motrat, vëllezërit dhe njerëzit e afërt dhe të largët, nga Kosova dhe Shqipëria.

“Fotografitë e shumëta të Liridonës, të cilat rrezatonin mirësi, bukuri, fisnikëri dhe dashuri të pakufishme, me shikimin maxhepsës, kryqëzoheshin me mijëra sy të pjesëmarrësve në ceremoninë madhore mortore. Shumësia masive e njerëzve, në shprehjen e ngushëllimeve, për disa orë radhazi; sjellja e trupit të pajetë të Liridonës, e shoqëruar nga zyrtarët prokurorë dhe policorë; përcjellja e arkëmortit ke varrezat; përgaditja e përkryer e ceremonisë mortore; nxënësit me bluzat uniformë, me fotografinë e ëngjellores Liridonë në gjoks dhe shkrimin -Drejtësi për Liridonën- në shpinë, flisnin më shumë se mijëra fjalë. Drejtoresha e nderuar e shkollës së fshatit Rracaj, Teutë Haxhiu, shpalosi kujtimet dhe cilësimet epërore, për nxënësen e saj të shumëdashur – Liridonë”, thekson ai

"U tmerrova për vrasjen e Liridonës. Ende jemi të trishtuar nga vdekja mizore e saj kaq e hershme, e porositur nga njeriu i kthyer në përbindësh, nga një frikacak dhe i pa burrë. Ka qenë vajzë shumë e hareshme dhe shumë e zgjuar. Ka reflektuar gjithmonë pozitivitet. Asnjëherë nuk do të largohet prej mendjes time. Nuk e harroj momentin kur Naimi me ftohtësi, vendosi tre gishta në ballin e saj dhe nuk e përqafoi. Nuk nxori një lot. U thashë kolegëve, si është e mundur që bashkëshorti nuk e përqafon nusen, në këtë ditë, kur ai nuk do e shohë më”, citon fjalët e Haxhiut, veprimtari Zeqiraj.

Ai thotë se, nuk do e largoj kurrë prej mendjes time. Zëri i motrave që e thirrnin: "Liridonë, çohu se ka ardhë mësuesja Teutë!"

“Liridonë e dashur, sot në këto momente të rënda, për gjithë ne, kur jemi të detyruar të themi lamtumirën e fundit, krahas dhimbjes së madhe, që na gërryen, e gërryen edhe gurin", - tha në mes tjerash, mësuesja e Liridonë Ademaj, Teuta Haxhiu”, vlerëson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat