“NATO po ia bën me dije Serbisë”, profesori ‘shokon’ Serbinë: Në heshtje po shkon drejt njohjes së Kosovës, Vuçiqi ka filluar...

Politika

“NATO po ia bën me dije Serbisë”, profesori ‘shokon’ Serbinë: Në heshtje po shkon drejt njohjes së Kosovës, Vuçiqi ka filluar...

Nga: Nehat Shaqiri Më: 11 janar 2024 Në ora: 22:44
Josep Borrell, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Tashmë ka vite e vite që Kosova kërcënohet nga Serbia.

Liderët politikë serbë nuk kanë të ndalur me kërcënimet e tyre, se po përgatisin ushtrinë për futje në Kosovë, madje afrohen edhe rreth kufirit të Kosovës.

Serbia me 24 shtator provoj një sulm të tillë ndaj Kosovës, me një grup kriminelësh ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, por që pas këtij sulmi pësoi debakël.

Në lidhje me këto kërcënime, profesori dhe analisti politik Blerim Burjani, thotë se, kërcënimet e Serbisë gjasojnë në fushata zgjedhore dhe për konsum politik te tyre.

Ai thotë se Vuçiqi pjesërisht ka filluar t’i zbatoj marrëveshjet.

Ai pohon se nëse Serbia tenton të bëjë diçka, atë e pret NATO dhe Njësia Speciale e Kosovës.

Madje ai paralajmëron se në heshtje Serbia po shkon drejt njohjës së Kosovës.

“Këto kërcënime gjasojnë në fushata zgjedhore dhe për konsum politik të brendshëm në Serbi. Përndryshe Vuçiqi pjesërisht ka filluar t’i zbatojë marrëveshjet. Vuçiqi kërcënon kot dhe nëse tenton të bëjë diçka e pret NATO, Njësia Speciale si më herët në Banjskë. Këtë po ia bën me dije NATO se nuk toleron konflikt, pra Serbia kërcënohen e në anën tjetër po shkon ka njohja në heshtje të Kosovës”, thotë Burjani.

Ai shton se Serbia ngadal do të njohë realitetin e krijuar.

“Tash ekziston shteti i Kosovës, Serbia po i afrohet edhe anëtarësimit në BE edhe njohjes së Kosovës”, pohon profesori.

Burjani thotë se këto deklarata e kërcënime të Serbisë janë abstrakte dhe pa bazë, pasi nuk do të ndodhë asnjëherë që Serbia të sulmojë NATO-n dhe Kosovën.

“Përherë e më shumë ka deklarata abstrakte, pa bazë, dhe fustruese se Serbia do ta sulmojë NATO-n në Kosovë dhe Kosovën, indidvidë dhe zyrtarë të lartë të kësaj partie në pushtet përmendin luftën që nuk do të ndodh, kjo kundër propagandë duhet të ndalet, duhet të përmendet paqja, zhvillimi ekonomik, reforma. Duhet të mos frikësojnë qytetarin, dhe të mos fshihen prapa një lufte që nuk do të bëhet asnjëherë, e i fshehin dështimet e tyre me deklarata fustruese”, përfundon profesori Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat