“Goditja që mori Vuçiq në OKB”/ Zbardhen prapaskenat e kërkesës së ndërkombëtarëve për Banjskën – ja me çfarë mund të përballet Serbia!

Politika

“Goditja që mori Vuçiq në OKB”/ Zbardhen prapaskenat e kërkesës së ndërkombëtarëve për Banjskën – ja me çfarë mund të përballet Serbia!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 10 shkurt 2024 Në ora: 18:40
Albin Kurti

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka qenë një përballje mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë përballje u vlerësua mjaft shumë paraqitja e kryeminsitrit Kurti, ku e kritikoi në shumë situata Serbia.

Kosova u kritikua për zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës dhe për mospërfillje të ndikimit të saj te minoriteti serb në Kosovë. Megjithatë, ajo u vlerësua për periudhën e tranzicionit që ka premtuar për zbatimin e kësaj rregulloreje.

Ndërsa, Serbia u fajësua për sulmin terrorist në Banjskë duke kërkuar përgjegjësi nga vet ajo për veprimet terroriste ndaj Kosovës.

Përgjëgjësi kërkuan përfaqësues të disa shteteve si, SHBA, Zvicra e Franca, të cilët u shprehën se fajtorët e Banjskës duhet të japin përgjegjësi.

Ambasadorja Thomas-Greenfield qortoi Serbinë se ende nuk ka mbajtur përgjegjës personat e përfshirë në sulm, përfshirë edhe Millan Radoiçiqin, që ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Kujtomë që, sa i përket Banjskës, Vuçiq tha se Serbia ka nisur procedurat hetimore dhe se do të ketë aktakuza ndaj personave përgjegjës.

Kosova e fajëson Serbinë për këtë sulm, të cilin e konsideron terrorist, dhe ka kërkuar edhe që Serbia të ekstradojë në Kosovë Radoiçiqin, i cili ka qenë nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – në kohën e sulmit, por që njoftoi dorëheqjen nga kjo parti në ditën kur mori përgjegjësinë për sulmin.

Mirëpo, sa ka gjasa që një gjë e tillë të ndodhë, marrë parasysh lidhjet e Vuçiqit me udhëheqësin e këtij sulmi, Milan Radoiçiqin?

Elezi: Serbia mori goditjen e saj që e njëjta të marrë veprimet e duhura për çështjen e agresionit me 24 shtator në 2023

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë, Bedri Elezi.

Image
Bedri Elezi

Ai thotë që ky takim solli zhvillime të mëdha duke marrë kështu Serbia goditje të madhe për të marrë përgjegjësi për sulmin terrorist në Banjskë.

Ajo që dihet është se Serbia kishte bërë një kërkesë në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar rreth problemit me dinarin. Por në fakt ky takim, apo ky organizim i këtij diskutimi mori edhe drejtime të tjera, ngase tanimë shtetet të cilat monitorojnë në vazhdimësi, normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë patën qëndrimet e tyre dhe reagimet e tyre në çështje të caktuara. Në rastin konkret, sigurisht që Kosova e mori një goditje serioze sa i përket çështjes së moskoordinimit rreth vendimit të BQK-së për dinarin, por në anën tjetër edhe Serbia mori goditjen e saj nga shtetet anëtare, të cilat dominuan në këtë takim, kërkuan qartazi nga Serbia që e njëjta të marrë veprimet e duhura për çështjen e agresionit me 24 shtator në 2023”, u shpreh ai.

Elezi i sheh pozitive vërejtjet e ndërkombëtarëve ndaj Serbisë sepse kështu ata kanë mundësinë që t’i vendosin masa të ndryshme Serbisë.

Në këtë rast shtetet anëtare të cilat ishin të një zëri, në fakt shumica prej tyre ishin të një zëri që Serbia duhet të prosperojë sa i përket vendosjes para drejtësisë të personave të cilët kanë kryer agresion, sulmin terrorist me 24 shtator në Banjskë të Leposaviqit, në veri të Mitrovicës. Në këtë rast, ne jemi të vetëdijshëm që marrëdhënia e presidentit aktual të Serbisë, me personin i cili edhe publikisht ka marrë përgjegjësi se ishte në krye të grupit terrorist për sulmin që ka bërë më 24 shtator, Radoiçiqi, që është marrëdhënie tejet e fuqishme dhe se është e vështirë të besohet nëse do të ketë progres rreth asaj çështjeje.

Edhe të tjerët, të cilët kanë marrë pjesë në këtë sulm, të sillen para drejtësisë, por në fakt është e dobishme, sepse faktori ndërkombëtar në këtë rast anëtarët e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara do të kenë mundësinë që në të ardhmen të vendosin masa të ndryshme kundrejt Serbisë, ngase e njëjta nuk merr në konsideratë edhe kërkesat që bën vetë Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, një institucion për të cilin vet Serbia kishte llogaritur në shërbimet e tij”, shpjegon eksperti i sigurisë.

Sipas Elezit, Serbia do të jetë përballë një presioni ndërkombëtar.

Dhe duke i referuar faktit që Serbia nuk mundet që nga njëra anë të kërkojë veprime të caktuara nga Këshilli i Sigurisë të Kombeve të Bashkuara dhe në anën tjetër, të mos marrë në konsideratë rekomandimet, kërkesat që mund të dalin, atëherë besoj që do të kemi një mundësi serioze që Serbia të vendoset para një presioni të jashtëzakonshëm, për të dërguar minimalisht procesin juridik në këtë aspekt, dhe ndoshta do të jetë mundësia që të dalin para drejtësisë persona serbë të përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë. Por sa e realizueshme kjo pjesë do të jetë mbetet për tu parë”, foli Elezi për “Bota sot”.

Kelmendi: Përgjegjësia e terroristëve që vepruan me Banjskë të udhëhequr nga terroristi Milan Radoiçiq nuk do të realizohet kurrë

Image
Muhamet Kelmendi

Ndërsa, profesori Muhamet Kelmendi në një bashkëbisedim me “Bota sot”, tha që terroristët e Banjskës ishin dhe janë të organizuar, të përgatitur e të armatosur nga Serbia.

Përgjegjësia e terroristëve që vepruan me Banjskë të udhëhequr nga terroristi Milan Radoiçiq nuk do të realizohet kurrë. Terroristët e Banjskës ishin dhe janë të organizuar, të përgatitur e të armatosur nga Serbia. Është vet kryekrimineli Vuçiq që qëndron pas tyre. Shteti serb është i kriminalizuar. Qëllimi i grupit trrrorist ishte ndarja e veriut nga Kosova dhe bashkimim me Serbi. Vet shteti serb e ka këtë pikësynim”, foli ai.

Më tej, profesori përmendi që Serbia është armatosur me armë ofenzive dhe se e njëjta po tenton të copëtojë Kosovën.

Serbia synon: ripushtimin e Kosovës ose ndarjen e copëtimin e Kosovës. Këto dy qëllime realizohen vetëm me luftë. Nuk ka mjet tjetër që realizon këtë pikësynim naciolracist serbomadh. Mbështetur në këtë qëllim nuk pritet ndonjë përgjegjësi penale e terroristëve që vepruan në Banjskë. Serbia është armatosur me armë ofenzive. Ka aeroplanë, raketa dhe shumë mjete të blinduara ofenzive, të vendosura afër kufirit të Kosovës. Armët e tilla janë për të sulmuar shtete tjera. Ideja e botës serbe ka filluar të relizohet. E kjo, arrihet vetëm me armë. Tërë Ballkani është në rrezik nga Serbia”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat