Në listën e INTERPOL-it, eksperti i sigurisë zbardh detaje: Vuçiq e Vulin po e fshehin Radoiçiqin – SHBA po punon fuqishëm për këtë gjë!

Politika

Në listën e INTERPOL-it, eksperti i sigurisë zbardh detaje: Vuçiq e Vulin po e fshehin Radoiçiqin – SHBA po punon fuqishëm për këtë gjë!

Nga: A.M. Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 21:02
Kryeterroristi serb, Milan Radoiçiq

Kryeterroristi serb, Milan Radoiçiq, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, po akuzohet për tri vepra penale atë për “veprim i rëndë kundër rendit kushtetues apo sigurisë së Kosovës”, “kryerja e veprës terroriste” dhe “pastrim të parave” nga organizata ndërkombëtare, INTERPOL.

Kujtojmë se, javë më parë, INTERPOL lëshoi edhe urdhërarrest ndaj Radoiçiqi dhe terroristëve të tjerë të përshirë në sulmin e 24 shtatorit, muaj më parë.

Ndonëse kanë kaluara muaj të tërë, Radoiçiq po ia del të fshihet mirë dhe të mos bie në duart e policisë.

Për këtë gjë, dihet publikisht se Vuçiq e mbështet këtë kryekriminel dhe ka lidhje të afërta me të.

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi në një prononcim për “Bota sot” u shpreh se vendimi i INTERPOL-it për edhe urdhërarrest ndaj kryeterroristit Radoiçiqi është lajm i mirë.

Image
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi

Sipas tij, ndonëse Kosova nuk është pjesë e saj, INTERPOL po synon që ta ndihmojë Kosovën në këtë rast specifik, ku edhe do ta mundësojë që Radoiçiq të përballet me drejtësinë.

“Vendimi i Interpol për Fletërreshtim Ndërkombëtar të kryeterroristi Millan Radoiçiq, i cili me 24 shtator të vitit të kaluar kishte kryer agresion dhe sulm terrorist në territorin e Republikës së Kosovës, është një lajm i mirë dhe një vendim i duhur.

Ky vendim është konform detyrave dhe detyrimeve që ka Interpol për të mbështet zbatimin e ligjit dhe për të ndihmuar shtetet në përpjekjen e tyre për t'i vendosë para përgjegjësisë apo para drejtësisë gjithë personat të cilët marrin pjesë në aktivitete të kundërligjshme.

Në rastin konkret ne jemi të vetëdijshëm se Kosova nuk është anëtare e INTERPOL-it dhe padyshim që vendimi i INTERPOL-it ishte vendim në përpjekje për të ndihmuar Kosovën në një rast mjaft të specifik, siç ishte sulmi i 24 shtatorit

Kjo përpjekje është konkretizuar edhe me një fletërreshtim i cili do të mundësojë që Radoiçiq, eventualisht të të arrestohet dhe njëjti të dalë para drejtësisë”, deklaroi ai.

Krahas kësaj, ai përmendi lidhjet e Radoiçiq me Vuçiqin dhe Vulinin, ku tha se këta dy të fundit do të bëjnë çmos që ta mbajnë të fshehur dhe të mos e dorëzojnë para drejtësisë.

“Ne jemi të vetëdijshëm gjithashtu se, Beogradi zyrtar, presidenti i saj, Vuçiqi si edhe shefi i shërbimit të sekret Vulin, të cilët kanë lidhje të jashtëzakonshme me Radoiçiqin, do të përdorin gjithë mekanizmat dhe mundësitë që ta mbajnë të fshehur, ta mbajnë larg informacioneve të Europolit, një strukturë ndërkombëtare e cila ndihmon apo vepron në shtete të ndryshme për zbatimin e ligjit, në raste kur ka fletërreshtime ndërkombëtare apo raste të ndjeshme”.

Ndër të tjera, eksperti i sigurisë beson në përkushtimin e SHBA-së dhe INTERPOLIT

“Ne besojmë se Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhe partnerët e saj do të punojnë fuqishëm me INTERPOLIN për të siguruar informacionet e nevojshme, për vendndodhjen e Radoiçiq dhe arrestimin e tij.

Gjithashtu, pas arrestimit të tij të merren të gjitha veprimet e duhura që të kuptojmë se Serbia fshehet prapa këtij vendimi. Edhe pse, SHBA edhe publikisht kanë targetuar Vulinin si person, i cili ka qenë i përfshirë në këtë rast, duhet të kemi edhe një intervistim nga autoritetet e Republikës së Kosovës, Prokuroria Speciale, Policia e Kosovës, kundrejt Radoiçiqit për të pas edhe veprime konkrete drejt angazhimit që ai të vendoset para drejtësisë në Kosovë, ku i njëjti t'i japë informacionet dhe përgjigjjet të cilat Prokuroria Speciale duhet t'i ketë përgatitur për të kuptuar të vërtetën e sulmit në Banjska”, përmbylli Bedri Elezi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat