“Vendimi i nxituar për dinarin, i ngjanë shumë vendimit të marrë për targat”

Politika

“Vendimi i nxituar për dinarin, i ngjanë shumë vendimit të marrë për targat”

Nga: M.H. Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 23:17
Ilustrim

Emisari BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka njoftuar për takimet e zhvilluar sot në Bruksel me kryenegociatorin serb, Petar Petkovic, dhe përfaqësuesit e Bankës Qendrore të Kosovës të prira nga Guvernatori, Ahmet Ismaili.

Lajçak thotë se takimet shtesë janë të nevojshme.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Leon Duhanaj.

Ai u shpreh se  vendimi për dinarin ka qenë i nxituar dhe se ka dëmtuar Kosovën dhe procesin e dialogut.

Image
Leon Duhanaj

“Vetë sjellja e temës së dinarit në nivel negociatash, është për keqardhje të madhe. Edhe vendimi i nxituar për dinarin, i ngjanë shumë vendimit të marrë për targat, vendime këto, që me së shumti e dëmtojnë Kosovën në ketë proces. Pra, është Albin Kurti dhe Qeveria e tij, që shpikin tema totalisht të paarsyeshme, të cilat e dëmtojnë Kosovës, por që shfrytëzohen për populizëm dhe konsum të brendshëm”, tha ai.

Analisti më tej përmend rastin për targat duke u shprehur se vendimi si i tillë është i drejtë, por momenti dhe mënyra, assesi jo.

“Tani më, dëmi veç është bërë dhe, çfarë bën Qeveria Kurti, luan rolin e të rëndësishmit dhe dërgon Guvernatorin e BQK-së, në bisedime, vetëm e vetëm që ta sterzgjasë procesin dhe të mos vijë të ndonjë epilog. Pra, ashtu siç ishte vendimi për targat i nxituar dhe që doli bumerang, njësoj do të na dalë edhe vendimi për dinarin, do na dëmtojë në proces, pa sjellur asnjë dobi. Natyrisht që vendimi si i tillë është i drejtë, por a ishte momenti dhe mënyra, assesi jo”, përfundoi Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat