Baza ajrore e NATO-s në Kuqovë/ Profesori: Gjë shumë pozitive, por çfarë do të thotë kjo për Kosovën?

Politika

Baza ajrore e NATO-s në Kuqovë/ Profesori: Gjë shumë pozitive, por çfarë do të thotë kjo për Kosovën?

Nga: A.SH Më: 4 mars 2024 Në ora: 22:01
Foto gjatë hapjes së bazës ajrore të NATO-s në Kuqovë, Shqipëri

Në Shqipëri, sot u inaugurua baza ajrore e NATO-s në Kuçovë.

Me këtë veprim u vu në dukje rëndësia e saj strategjike, edhe për rajonin e Ballkanit.

Baza, do të shërbejë dhe si qendra kryesore për forcat ajrore shqiptare.

Profesori Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, hapja e bazës ajrore në Kuqovë është shumë gjë pozitive, por që kjo nuk do të thotë se Kosova dhe territoret e tjera jashtë Shqipërisë do të kenë mbrojtje më të mirë.

Sipas tij, Shqipëria nuk ka aviacion të vet ushtarak dhe për këtë ajo nuk mund të bëjë politika të pavarura ushtarake.

“Në Kuqovë të Shqipërisë, sot u hap baza ajrore e NATO-s, si bazë edhe nacionale shqiptare.

Parimisht është kjo bazë ajrore gjë shumë pozitive. Më këtë bazë ajrore është deri në një masë Shqipëria e sigurt. Sa kohë që funksionon NATO. Me atë bazë ajrore nuk dmth se u krijua gjendja që Kosova dhe territoret tjera shqiptare, jashtë Shqipërisë, të kenë mbrojtje më të mirë! Jo. Kosovës dhe territoreve tjera shqiptare iu mbetet punë e madhe të bëjnë në realizimin e interesit nacional.

Kjo bazë është pa avion të shtetit shqiptar. Me këtë del se Shqipëria fare nuk ka aviacion nacional që mund të shfytezojë këtë bazë në mënyrë të pavarur dhe për interesa nacionale. Me atë edhe më tutje nuk mundet Tirana të bëjë politikë të vetë të pavarur ushtarake.

Mbështetja vetëm në NATO është gjë shumë e pasigurt për çështjen shqiptare. Kjo, sidomos në rast se konfliktet janë midis shteteve që janë anëtar të NATO-së. Çdo shtet anëtarë i NATO-s ka aviacion të vetë luftarak. Kështu, shtetet anëtare të NATO-s janë të pavarura në fushën e mbrojtjes”, thotë ai.

Tutje, profesori shpejgon, se Shqipëria po bënë gabim që e ka orientuar mbrojtjen vetëm në NATO, sepse në rast lufte në Kosovë, ku qëndron shteti shqiptar, pyet profesori.

Andaj, ai thotë se Shqipëra duhet të zhvillon Forcat e Armatosura Nacionale.

“Shqipëria e ka orientuar mbrojtjen e vetë vetëm në NATO. Kjo është gjë e gabuar. Natyrisht, se NATO, sipas artikullit 5, ka obligim në mbrojten kolektive.

Çështja qëndron, nëse Kosova është në luftë, ku gjendet shteti shqiptar?

NATO nuk vepron me kërkesë të shtetit nacional kundër shtetit tjetër, në llogari të njërës palë, që nuk janë anëtarë të NATO-së. Kjo po shihet edhe aktualisht në Ukrainë.

Me këtë kërkohet që shteti shqiptar të zhvillon Forcat e Armatosura Nacionale. Shqipëria e ka mbi 50% të territorit nacional jashtë shtetit të vetë nacional. Ka territor në Greqi, në Maqedoni të Veriut, në Mal të Zi, është Kosova dhe Lugina e Preshevës. NATO nuk bënë luftë për mbrojtjen e këtyre pjesëve nacionale shqiptare. Aq më pak për bashkimin e këtyre territoreve. NATO ka efekt më të madh atëherë kur ushtria nacionale është mirë e përgatitur dhe e armatosur. Shqipëria ka për detyrë të armatoset. Jo vetëm për vete, por për shqiptarët e ndarë nëpër shtete. Kjo është ligjore dhe obligim nacional dhe kushtetuës i shtetit shqiptar”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat