“Nuk duam të kemi dy standarde”/ Profesori nga Presheva ka dy fjalë për Miroslav Lajçak

Politika

“Nuk duam të kemi dy standarde”/ Profesori nga Presheva ka dy fjalë për Miroslav Lajçak

Nga: A.SH Më: 5 mars 2024 Në ora: 22:52
Miroslav Lajçak

Miroslav Lajçak, ndërmjetësues i dialogut Kosovë-Serbi, raportohet se nuk po merret me shqiptarët si pakicë në Serbi, duke u merr vetëm me serbët e Kosovës..

Kurse, ai është kritikuar për këtë çështje nga profesori Hasani.

Profesori nga Presheva, Refik Hasani, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Lajçak nuk po trajton shqiptarët në Preshevë.

Sipas tij, BE-ja, këmbëngul për Këshillin Nacional të pakicës serbe në Kosovë, por kanë harruar luftën e UÇPMB-ës dhe Marrëveshjen e Konçulit.

“I ngarkuari i BE-së, do të duhej të trajton duke u takuar me lider politik e institucional e duke vizituar Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin. Të gjithë të ngarkuarit e BE-së nuk i kanë kërkuar me ngulm dhe nuk i kanë bërë presion Serbisë të kthej Lapidarin e UÇPMB-ës në Preshevë dhe vendoset Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Bujanocit.

Nuk kanë trajtuar diskriminimin, pasivizimin dhe pastrimin etnik, nuk e kanë trajtuar mungesën e një Universiteti në gjuhën shqipe, rregullimi me ligj përdorimin i simbolit tonë kombëtar shqiptar, flamurit dhe përfaqësimi në instanca dhe mekanizma të nivelit lokal dhe qendror.

BE-ja, këmbëngul për Këshillin Nacional të pakicës serbe në Kosovë, por kanë harruar luftën e UÇPMB-ës dhe Marrëveshjen e Konçulit, pasi që shqiptarët në Republikën e Serbisë, si vjet kanë jubileun 32 vjet nga Referendumi i datës 1 e 2 Mars 1992 - 1 e 2 Mars 2024.

Edhe kësaj krahine i takojnë mjete për arsim, kulturë, informim, dhe të investohet në zhvillimin ekonomik”, thotë ai.

Në fund, ai thotë se Lajçak nuk duhet të përdor dy standarde, duke thënë se nuk mund të mbetet çështja e pazgjidhur e krahinës shqiptare në Serbi.

“Ne shqiptarët në Republikën e Serbisë, jemi të diskriminuar, pasi po na pasivizohen adresat dhe ky është një spastrim etnik. Asgjë më shumë, po jo të kemi dy standarde.

I ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, z.Mirosllav Lajçak, në mbylljen e bisedimeve Beograd-Prishtinë nuk mund të mbetët çështja e pazgjidhur e krahinës shqiptare në Serbi”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat