Profesori ‘zbulon’ të vërtetën e sondazhit që nxjerr LDK-në të parën: Dikush ta qetësojë Ramush Haradinajn, ja ҫfarë mund të bëjë

Politika

Profesori ‘zbulon’ të vërtetën e sondazhit që nxjerr LDK-në të parën: Dikush ta qetësojë Ramush Haradinajn, ja ҫfarë mund të bëjë

Nga: H.O. Më: 8 mars 2024 Në ora: 19:36
Ilustrim/ Bota sot

Profesori dhe njohësi i ҫështjeve politike, Binak Maxharraj në një prononcim për ‘Bota sot’, e ka quajtur si skandaloz sondazhin e fundit. Sipas tij, është befasues ky sondazh derisa LDK-ja ka dalë e para, pa bërë asnjë reformë që nga viti 2021.

Në popull të pamundshmes i thonë "luaje mace kryet e buallit". E sot loja me sondazhe përms SMS nëpër portale e paska nxjerrë LDK të parën me 48%, LVV me 44%, kurse AAK-së ia paskan dhënë shkelmat me vetëm 1% për pak me e qitë atje ku është edhe NISMA, anipse te gjorët posa bënë koalicion parazgjedhor, për me u forcu SMS-të e Abdixhikut i paskan përmbysë Haradinajt. Bile Albin Kurti ia paska pa hajrin këtij ”sondazhi” të Abdixhikut sepse tash e tutje ka me pas “n’shpinë” Haradinajn për këtë ofendim që ky sondazh ia paska bërë AAK duke e gjuajtë në bërllog me vetëm 1%”, vlerëson ai.

Image
Binak Maxharraj

Sipas Maxharrajt, pas këtij sondazhi ende nuk dihet reagimi i liderit të PDK-së, Memli Krasniqi.

“Nuk dihet se si do të reagojë as PDK e Memli Krasniqit, si do të reagojë për këtë ”nënçmim” me sondazhet e SMS, kur dihet se pos në zgjedhjet e para të Ibrahim Rugovës pas luftës, LDK ka qenë patericë e PDK-së gati në të gjitha zgjedhjet”, vlerëson profesor Maxharraj.

Sipas tij, po thuhet se kjo është ajo fitorja e parë e LDK-së përmes “Rrugës se Re” nëpër të cilën paskan kaluar me qindra e mijëra SMS të porositur përmes njëfarë ”Viber Group” për me nxjerrë LDK-në të parën.

“Kështu këtë marifet e zbuloi një aktivist i LVV. Diçka e tillë as në imagjinata dhe në përralla të gjyshërve nuk mund të paramendohet. Këto janë lojëra të ulta me sondazhe, janë ballafaqime mashtruese midis partive, këto sondazhe nuk paraqesin asgjë reale, pos manipulim me opinionin e gjerë dhe votuesit. Por një gjë dihet si do që të manipulohet me sondazhe përmes SMS dhe sendeve tjera, nuk mund të manipulohet me votën dhe vetëdijen e popullit, votuesit sepse populli veç e ka te qartë se kush janë, secila parti politike, këtë e ka treguar me 21 shkurt 2021 kur e bëri atë kthesën e madhe, kapërcimin e madh, dallimin e madh midis partive duke ia dhënë voten asaj që e përfaqëson më së miri si ndodhi me LVV-në së cilës populli ia besoi mbi 50% të votës si një parti e pakorruptuar që lufton për zbatimin e ligjit dhe Kushtetutes në tërë vendin, pa marrë parasysh se a i pëlqen apo jo disave nga ndërkombëtarët të cilat për të mbajtur anën e serbëve janë në gjendje edhe ta shkatërrojnë këtë qeveri, por kot kjo qeveri i ka rrënjët thellë në popull e jo në pazare me Serbinë ku përpak që nuk e ndanë Kosovën”, thekson Maxharraj për ‘Bota sot’.

Ai duke komentuar edhe njëherë këtë sondazh thotë se ‘dikush duhet ta qetësojë Haradinajn, pasi ka dalë vetëm me 1%’.

“Shiqojeni skandalin e një sondazhi me SMS: Hajde dikush të qetësojë Ramush Haradinaj me 1% ka me u tranu krejt, pas të gjitha atyre kritikave dhe sharjeve. Por, hajde merre me të mirë edhe Memli Krasniqin, Hisen Berishën, Vlora Çitakun, Enver Hoxhajn duke u përplas me Lumir Abdixhikin për këto “ofendime”që ia paska bërë LDK”, thekson ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat