Tomë Gashi flet për vendimin e KQZ-së – ka një ‘goditje’ për opozitën!

Politika

Tomë Gashi flet për vendimin e KQZ-së – ka një ‘goditje’ për opozitën!

Nga: M.Haziri Më: 9 mars 2024 Në ora: 17:31
Tomë Gashi

Me tetë vota për dhe dy abstenime, anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të premten votuan rekomandimin që më 21 prill të votohet për apo kundër largimit të katër kryetarëve shqiptarë në komunat në veri të Kosovës.

Ky rekomandim erdhi nga Sekretariati i KQZ-së, pasi verifikoi nënshkrimet e dorëzuara të peticionit nga kuvendet komunale të Leposaviqit, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës së Veriut.

Sipas Sekretariatit, në këto katër komuna është arritur kërkesa prej 20 për qind të nënshkrimeve të kërkuara nga numri i përgjithshëm të votuesve, në mënyrë që të votohet për largimin e udhëheqësve komunalë.

E të pakanaqur me këtë vendim janë opozita duke e parë të kundërligjshme.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai thtoë se ky referndum nuk është i kundërligjshëm dhe se serbët kanë mbajtur pasojat e mos daljes së tyre në votim nga presioni i Vuçiqit dhe Listës Serbe.

Sipas tij, zgjedhjet nuk janë fontanë dëshirash dhe se të njejtat do të mbahen në veri të vendit.

Duhet ta dim që paknaqësia e serbëve është shfaqur pas zgjedhjeve të majit nga viti i kaluar, mirëpo që askush nuk iu ka faj serbëve atje. E them kështu sepse të njejtit nuk kanë dalur në zgjedhje duke e dëgjuar Vuçiqin dhe duke qenë në presioni e Listës Serbe e cila është një dorë e zgjatur e Serbisë në krye me presidentin e tyre Vuçiqin që është një pasardhës i Millosheviqit.

Duke pasur parasysh edhe presionin ndërkombëtar por edhe paknaqësit e tyre që ne nuk duhet të i kemi parasysh pasi zgjedhjet nuk janë fontanë dëshirash. Ndërsa për deklaratat e PDK-së, ajo atë punë e ka, çfarë thotë pozita duhet opozita të jetë e kundërta për të fituar kështu votat e ardhshme të publikut, mirëpo që po veprojnë gabim”, u shpreh Tomë Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat