“Beogradi bëri gabim të madh”, diplomati holandez tregon a do t’i ulë tensionet vendimi i KQZ-së - jep paralajmërimin e fortë për veriun

Politika

“Beogradi bëri gabim të madh”, diplomati holandez tregon a do t’i ulë tensionet vendimi i KQZ-së - jep paralajmërimin e fortë për veriun

Nga: A.Zh Më: 10 mars 2024 Në ora: 10:04
Robert Bosch

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch, ka thënë se ishte i pashmangshëm vendimi për votimet lidhur me largimin nga detyra të kryetarëve shqiptarë në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), mori vendim që votimittë mbahet më 21 prill.

Nga dhjetë anëtarë, përfshirë katër përfaqësues të partive opozitare, nuk e kundërshtuan procesin e votimit për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në veri.

Por, sipas ish-ambasadorit Bosch, ky vendim, nuk do t’i ulë tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sigurisht që ishte e pashmangshme, por nuk do të zvogëlojë tensionet pasi për Beogradin vetëm integrimi në Serbi është mjaft i mirë”, ka thënë ai për gazetën “Bota sot”.

Ai ka theksuar se ka gjasa që “paligjshmëria” në veri të Kosovës të rikthehet sërish, me kthimin e serbëve në institucione.

“Beogradi bëri një gabim të madh që i tërhoqi të gjithë njerëzit "e tyre" nga institucionet veriore, gjë që i dha Prishtinës një shans për të vendosur përfundimisht ligjin dhe rendin në veri, duke pastruar shumë "fole" ilegale.

Shanset tani që situata e vjetër e paligjshmërisë të kthehet”, ka deklaruar Robert Bosch.

Ai në fund shpreson se serbët do të votojnë pa presionin e Beogradit.

“Ende duhet bërë dhe shpresojmë se serbët në veri do të jenë në gjendje të shprehin vërtet vullnetin e tyre dhe nuk do t'u bëhet presion që të votojnë vetëm vijën e Beogradit siç ishte deri më tani”, ka shtuar ish-diplomati holandez.

Votimi për katër komunat veriore, do të realizohet bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe udhëzimin administrativ për shkarkimin e kryetarëve në veri, të cilin e ka hartuar Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Kryetarët aktualë kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit, të cilat i ka bojkotuar komuniteti serb.

Në udhëzim administrativ të MAPL shpjegohet edhe procesi i votimit për largimin nga detyra të një kryetari komune. Votimi për këtë çështje duhet të mbahet jo më vonë se 45 ditë pas konfirmimit se është përmbushur kuota prej 20 për qind.

Nëse 50 për qind +1 e qytetarëve në listëve e votuesve votojnë në favor të largimit të kryetarit, atëherë ai konsiderohet se është larguar nga posti. Pas kësaj, rezultati i dërgohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka afat ligjor prej 30 deri në 45 ditë për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Por, nëse gjatë votimit nuk arrihet shifra prej 50 për qind, nisma konsiderohet se ka dështuar dhe, sipas udhëzimit administrativ, një iniciativë e njëjtë mund të ndërmerret vetëm pas 12 muajsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat