Toka e komunës t’i jepet Manastirit të Deçanit/ Juristi: Kjo është në kundërshtim total me ligjet në fuqi

Politika

Toka e komunës t’i jepet Manastirit të Deçanit/ Juristi: Kjo është në kundërshtim total me ligjet në fuqi

Nga: A.SH Më: 11 mars 2024 Në ora: 18:47
Foto ilustrim

Gjykata Kushtetuese vitë më parë kishte marrë vendim që 25 ha tokë të komunës së Deçanit t’i kalojë Manastirit të Deçanit.

Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që kërkon transferimin e 24 hektarëve tokë te Manastiri i Deçanit, do të ishte vendimtar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjatë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni, që do të mbahet në prill.

Jursiti Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot”, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’ia dhënë 25 ha tokë Manastritit të Deçanit thotë se është në kundërshtim me ligjet në fuqi.

“Gjykata Kushtetuese e Kosovës ia dha 25 ha tokë Manastirit të Deçanit në kundërshtim total me ligjet në fuqi.

Bazë e këtij verdikti ishte vendimi i vitit 1997 i Qeverisë së Millosheviçit. Në këtë vit nga Qeveria e Beogradit iu dhanë 25 ha tokë të komunës së Deçanit këtij Manastiri. Deri në vitin 1997 i takonin 25 ha tokë dy ndërmarrjeve komunale të Deçanit. Këta u përjashtuan nga pronësia me urdhër të faktorit të jashtëm dhe me vendim të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Me vendim të kësaj gjykate iu dhanë 25 ha tokë Manastirit të Deçanit. Këtë vendim po e pranon edhe Qeveria aktuale e Kosovës. Pritet që zyrtarisht të kalojmë 25 ha tokë në pronësi të Manastirit të Deçanit”, përfundon ai.

Kujtojmë, se Qeveria e Kosovës kishte deklaruar se pret që pushteti lokal në Deçan - komunë në pjesën perëndimore të vendit - ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për tokën e Manastirit të Deçanit, ndërsa Komuna e Deçanit, e cila gjatë gjithë këtyre viteve e kundërshtoi zbatimin e këtij vendimi, thotë se nuk ka ndryshuar qëndrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat