“Koka e krimit në Kosovë”/ Profesori paralajmëron arrestime nga Gjykata Speciale

Politika

“Koka e krimit në Kosovë”/ Profesori paralajmëron arrestime nga Gjykata Speciale

Nga: N. Sh. Më: 11 mars 2024 Në ora: 22:30
Gjykata Speciale

Gjykata Speciale javën e kaluar ishte mjaft aktive në Kosovë.

Gjykata Speciale gjatë ditës së enjte ka bastisur shtëpinë e ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit.

Mirëpo, nuk ndaloi me kaq. Policia e Gjykatës Speciale, kishte “punë” edhe me Sami Lushtakun.

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt dhe kryetari i Degës së PDK-së në këtë komunë, Sami Lushtaku, është ftuar në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë.

Pas rreth një ore qëndrimi aty, Lushtaku është dalë nga zyret e EULEX.

Avokati i tij, Artan Qerkini, ka njoftuar se Lushtakut i është konfiskuar telefoni nga Specialja, teksa shtoi se ai nuk është i dyshuar dhe nuk ka pasë urdhërarrest.

“Ky veprim bie ndesh me ligjin. Sami Lushtaku nuk e ka statusin e të dyshuarit, prandaj atij i është cenuar privatësia pasi i është marrë telefoni”, ka thënë avokati, duke paralajmëruar ankesë në Dhomat e Specializuara.

Në lidhje me këto ngjarje të Gjykatës Speciale, ka folur profesori dhe analisti politik Sulejman Mehazi.

“Bastisjet e bëra nga Gjykata Speciale e Hagës, argumentojnë se  Kosova është e mbushur me krime e zhvatje pikërisht nga ish-ministrat dhe ish-komandantët e UÇK-së”, thotë ai.

Mehazi thotë se, Specialja do të vazhdojë e të ndjekë edhe shumë të tjerë në Kosovë.

“Bastisjet e bëra nga Gjykata Speciale japin aromën e ngjyrës së zezë korruptive nga milionerët e ish-UÇK-së dhe ish-funksionarët e lartë të Kosovës të cilët për nga buxheti i tyre milionë dollarësh dhe eurosh sfidojnë dhe rrezikojnë buxhetin e Kosovës. Besojmë se përveç bastisjes së shtëpisë së ish-ministrit të drejtësisë Hajredin Kuçit dhe ish-udhëheqësit të UÇK-së Sylejman Selimit, dhe ndalimin e Sami Lushtakut, Gjykata Speciale do vazhdojë të ndjekë edhe milionerët tjerë të Kosovës që janë me shumicë të cilët pamëshirshëm kanë varfëruar buxhetin e Kosovën për t'u pasuruar vetë, nuk ka qytet në Kosovë të mos ketë personalitete politike e ushtarake të cilët në emër të Kosovës janë pasuruar në mënyrë përrallore”, potencon ai.

Mehazi tutje shprehet se, kush do të arrestohet nuk e di, mirëpo sipas tij, Specialja do të ndjekë ish-politikë e ish-ushtarëkë.

“Se kush do të arrestohet me emër e mbiemër nuk i dimë, por një gjë është e vërtetë se përveç Kuçit dhe Selimit Gjykata Speciale do të ndjek ish-politikanë dhe ish-ushtarakët e pasur të cilët në kontot e tyre bankare kanë futur miliona euro, njëri prej tyre është dhe koka e krimit Sami Lushtaku për të cilin në Kosovë janë në dijeni se si Sami Lushtaku është pasuruar fuqishëm dhe ende është i lirë e i rahatshëm para Gjykatës Speciale”, thekson ai.

Mehazi vazhdon tutje me akuzat e tij, ku shprehet se, qartë dihet se ish-politikanët dhe ish-ushtarakët milionerë të Kosovës për t'u pasuruar në veri të vendit kanë bashkëpunuar dhe kanë vepruar me kryekriminelin serb Radoiçiqin.

“Të gjithë milionerët e Kosovës janë pasuruar duke u miqësua me bandat kriminale të Listës Serbe në krye me kokën e krimeve Radoiçiqin. Gjykata Speciale besojmë se gjatë aksioneve të radhës do të arrestojë politikanët dhe ushtarakët milionerë të Kosovës të cilët kanë bashkëpunuar e bashkëvepruar me kryeterroristin dhe kryekriminelin serb Radoiçiqin”, thotë ai.

“Milionerët shqiptarë të Kosovës janë vëllazëruar me Radoiçiqin vetëm për një qëllim, për t'u pasuruar vetë ama jo pak, por shumë e sa më shumë, pra, paralajmërimet e bastisjeve të Kuçit dhe Selimit janë shenja se Gjykata Speciale do vazhdojë dhe mëtej për të kapur e burgosur milionerët e korruptar të Kosovës të cilët në krahë të Radoiçiqit kanë përfituar euro të majve duke plaçkitur, vjedhur e varfëruar Republikën e Kosovës”, përfundon profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat