Eksperti plas ‘bombën’: Milan Radoiçiq i dyshuar edhe për këtë sulm terrorist – ja mesazhi i takimit me Gjuriqin

Politika

Eksperti plas ‘bombën’: Milan Radoiçiq i dyshuar edhe për këtë sulm terrorist – ja mesazhi i takimit me Gjuriqin

Nga: P.Rudi Më: 12 mars 2024 Në ora: 08:03
Milan Radoiçiq

Sipas ekspertit të sigurisë, Bedri Elezi, takimi i zhvilluar së fundi në mes të Marko Gjuriqit dhe kryekriminelit serb, Milan Radoiçiq, është një sinjal serioz për sigurinë jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë.

“Takimi në mes të ambasadorit të Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq dhe kryekryeminielit, Milan Radoiçiq, është një sinjal serioz për situatën e sigurisë jo vetëm në Kosovë, por edhe për gjithë rajonin. Ky takim sigurisht se nuk është i pari, por ishte takim i cili pati fati që të marr edhe qasjen e publikut, apo mund të them që të marr vëmendjen nga mediat dhe në këtë formë të kemi reagime ndërkombëtare”, shprehet Elezi për “Bota sot”.

Por çfarë mesazhe përcjellë ky takim sipas ekspertit Elezi?

Image
Bedri Elezi

“Ne e dimë se Gjuriq kishte qenë drejtor i zyrës serbe për Kosovën në qeverinë e Serbisë dhe ishte një person që kishte një marrëdhënie të jashtëzakonshme me Radoiçiqin, njëkohësisht është kandidat për formimin e qeverisë së Serbisë. Këto çështje janë vërtetë serioze edhe për faktin se strukturat të cilat kanë bërë aktivitete më të fuqishme në Serbi sa i përket destabilizimit të situatës së sigurisë, tani po marrin mbështetje të fuqishme nga Vuçiq për të udhëhequr edhe me shtetin e Serbisë”, thekson Elezi, sipas të cilit, krimineli Radoiçiq kontrollon jetën kriminale dhe politike në Serbi.

“Ky fakt është edhe një tregues se Radoiçiq kontrollon jetën kriminale dhe gjithashtu edhe atë politike dhe se është Kosova ajo e cila po i jep pozicionin e fuqishëm në Serbi dhe tregues i qartë se sa Serbia, presidenti i saj dhe strukturat e saj kanë interes për destabilizimin e situatës së sigurisë në Kosovë dhe rajon, dhe sa grupet e këtilla janë të lidhura me ndikimin e Rusisë që ka në Serbi”.

Më tej, Elezi thotë se Radoiçiq është anëtar edhe i FSB-së ruse dhe se punon në vazhdimësi për interesat ruse në Ballkan.

“Ne e dimë dhe e kemi përmendur në të kaluarën se Radoiçiq është anëtar i FSB-së ruse dhe i njëjti ka aktivitete të jashtëzakonshme për llogari të FSB-së ruse në Serbi dhe gjithë gadishullin Ballkanik”, thekson Elezi.

Elezi thotë se Radojeçiq është i dyshuar edhe për sulmin terrorist që ndodhi në Vjenë të Austrisë, në nëntor të vitit 2020.

“Duhet të përmendi edhe një fakt që nuk ka qenë deri më tani në media, Radoiçiq dyshohet se qëndron prapa sulmit terrorist në Vjenë të Austrisë, ku është arrestuar edhe një shqiptar nga Tetova, Kujtim Fejzullahi. Pra Radoiçiq duket se në Austri ka pesë serbë, të cilët kontrollojnë komplet mund të themi jetën radikale islame në Evropë, e të cilët gjoja janë të konvertuar në myslimanë, por që janë njerëzit kryesor të cilët ushtrojnë ndikimin e tyre tek rekrutimin në organizata terroriste islamike, dhe kështu duke përfshirë sa më shumë qytetarë nga komuniteti shqiptar, me qëllimin e vetëm për të dëshmuar, apo për të tentuar që të tregojë se Kosova dhe shqiptarët janë burim i jo sigurisë, dhe jo e kundërta”, shpjegon eksperti Elezi.

“Ky takim mes Gjuriqit dhe Radoiçiqit, është edhe një dëshmi tjetër se qeveria amerikane dhe autoritetet e saj, nuk kanë bërë më të mirën kur e kanë pranuar që Gjuriq të jetë ambasador i Serbisë në SHBA, sepse dihet që shteti i cili pranon ambasadorin duhet që të kalojë atë për të qenë ambasador dhe fakti që ky kishte kaluar, do të thotë që inteligjenca amerikane nuk pasur mjaftueshëm informacione apo nuk e ka kryer detyrën si duhet sa i përket verifikimit të personit i cili do të bëhej ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe do t’i jepej mundësia që i njëjti të përcjellë qoftë informacione apo edhe të mbështesë njerëz të caktuar përmes ambasadës së Serbisë për aktivitete të ndryshme të spiunazhit”, përfundon Bedri Elezi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat