Profesori reagon ashpër ndaj këtij zyrtari amerikan: Ta injorosh qeverinë dhe kryeministrin Kurtin, është një gjest primitiv!

Politika

Profesori reagon ashpër ndaj këtij zyrtari amerikan: Ta injorosh qeverinë dhe kryeministrin Kurtin, është një gjest primitiv!

Nga: A.SH Më: 23 mars 2024 Në ora: 10:28
Gabriel Escobar

Profesori Binak Maxharraj në një pronocim për “Bota sot”, ka thënë se edhe Escobar edhe O’Brien po përzihen në punët e brendshme të Kosovës dhe se po e fajësojnë Kosovën e jo Serbinë për të gjitha ato që ndodhën më parë.

James O’Brien ka qenë pjseë e delegacionit amerikan gjatë negociatave ne Rambujë ndermjet Kosovës dhe Serbisë ne vitin 1999.

Prandaj me ardhjen e James O’Brien mendonim se do të ndryshon qasja në dialog, do të flakën standardet e dyfishta qe i vuri Gabriel Escobar së bashku me Borellin edhe Lajçakun duke e dëmtuar shumë Kosovën, anipse dihej se Vuçiq ishte gjenarator i të gjitha krizave në veri si kur bëheshin më protesta, bllokoheshin rrugët, tërhiqeshin të punësuarit në veri nga institucionet e Kosovës në veri, kur nga kriminelët dhe bandat e Vuçiqit rraheshin deri në alivanosje pjesëtarët e KFOR-it dhe NATO-s, edhe kur bëhej sulm terrorist në veri i dirigjuar nga vetë Vuçiq, edhe kur nuk zbatoheshin marrëvshjet nga ana e Serbisë. Por të gjitha këto nga kjo treshe në dialog nuk fajësohej Serbia, por gjendej pretekst që të fajësohej Kosova”, thotë ai.

Madje, ai e kritikon ashpër Escobarin, për të cilin thotë se në rend të parë e përdorte forcën dhe presionin sidomos ndaj Kosovës.

“Escobar nuk diagolonte me mençuri, ishte një njeri që nuk merrete vesh në diplomaci, në rend të parë e përdorte forcën, presionin sidomos ndaj Kosovës, kurse ndaj Serbisë sillej më shumë në sitilin e dhëndrrit të tyre. Asnjëherë nuk ka patur guximin që për dy vite në dialog të kërkoj që Serbia të heqë nga preambula e Kushtetues se saj Kosovën, asnjëherë nuk ka patur guxim t’ia përmend Vuçiqit që ta pranoj Kosovën si shtet, që ishte edhe rekomandimi i presidntit Amerikan Biden se Marëveshja midis Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundoj me njohjën reciproke në qendër, bile këtë Escobar nuk pranoj që të futet as në Marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit. Pra, është e pa qartë se për kënd punonte Escobar”, deklaron ai.

Më tej, ai thotë se vet Escobari ka insituar në themelimin e Asociacionit duke thënë madje që nëse nuk e formon Kurti, do ta formoj ai vet me palën e tretë aletrnative.

“Por ai dinte shumë mirë të bënte presion të pamëshirshëm ndaj qeverisë së Kosovës e në veçanti ndaj kryeministrit Kurti i cili në çdo rast tentonte të vendos ligj dhe rend në terë territori e Kosovës. Këtë tentim në bazë të ligjit dhe Kushtetutes Escobar e konsideronte si presion ndaj serbëve. Ishte kjo një genjeshter e kulluar e tij i cili padrejtësisht e paraqiste pozitën e serbëve në Kosëvë si të mjerueshme sipas koncepteve të Vuçiqit i cili ishte fajtori kryesor që manipulonte me serbët e Kosovës, politikë kjo e cila në Serbi po zgjatë mbi 100 vjet. Escobar pa fije turpi insistonte në Asiciacionin një etnik, pra në prishjen strukturës etnike të Kosovës duke krijuar enklave të rrezikshme serbe në Kosovë përmes këtij Asociacioni të cilin Kushtetuta e hodhi poshtë. Presioni i Escobarit shkonte edhe më lartë duke e kërcnuar qeverinë e Kurtit se “Asociacionin do ta bejë me të apo pa të, do ta bëjë me ndonjë palë tjetër alternative tjetër që nuk mund ta gjente askund. Pra, ta injorosh qeverinë dhe kryeministrin e saj Kurtin, në stilin e një “një gangasterit politik”, se nuk “bisedon me një njeri dhe një parti” por me popullin e Kosovës është një gjest primitiv”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat