Rasti Surinami dhe diplomacia e përgjumur e Kosovës

Politika

Rasti Surinami dhe diplomacia e përgjumur e Kosovës

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 2 nëntor 2017 Në ora: 20:46
Flamuri i Kosovës

Edhe më shumë se dy ditë pas raportimeve në Serbi se Republika e Surinamit ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës, institucionet e Kosovës nuk kanë marrë ndonjë notë zyrtare nga ky shtet.

Këtë e ka thënë për gazetën “Bota sot”, Halil Matoshi zyrtar për medie në Qeverinë e Kosovës.

”Krejt cka mund të them, është se nuk ka notë zyrtare nga Surinami", ka thënë ai.

“Nuk kemi njohuri se çfarë po zihet në kuzhinat e Serbisë”

Sekretari i përgjithshëm në AKR, Vesel Makolli ka thënë se diplomacia e Kosovës kurrë nuk ka qenë ma aktive.

Sa i përket Surinamit, Makolli ka deklaruar se është një tentim që është zier në kuzhinat e Serbisë.

“Por kjo mendoj se është një tentim që është zier në kuzhinat e Serbisë dhe një tentim i ulët nga ana e shteti serb që nuk i ka hije Evropës. Prandaj zyrtarisht nuk kemi asgjë, plus asaj diplomatet tanë në botë janë të interesuar që me diplomatët e shtetit tjetër të bashkëpunojnë por as ata nuk janë të njoftuar pos asaj që ka dal nëpër media dhe është publikuar prandaj nuk ka asgjë zyrtare. Sido që të jetë ky është një veprim i çuditshëm i atyre që nuk na don të mirën neve”, ka thënë Veseli.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat