FARK-u, ushtria e vërtetë që i`u mohuan të drejtat nga profiterët e luftës

Politika

FARK-u, ushtria e vërtetë që i`u mohuan të drejtat nga profiterët e luftës

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 3 nëntor 2017 Në ora: 18:58
FARK

Një numër i madh i ish pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), nuk janë përfshirë në listat e veteranëve gjatë procesit të verifikimit të kategorive të dala nga lufta. Këtë shqetësim e ka ngritur për gazetën “Bota sot”, Besa Gaxherri deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila ka folur lidhur me fryrjen e listave të kategorive të dala nga lufta.

Gaxherri ka thënë se mos përfshirja e veteranëve të FARK-ut, ka të bëj me faktin se kjo kategori nuk kanë pasur përfaqësues të tyre në komisionin për verifikim.

Gaxherri thotë se u përjashtuan pjesëtarët e FARK-ut

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) Besa Gaxherri ka thënë për “Bota sot” se nuk mund t’i iket realitetit se listat e veteraneve janë të stërfryra, ndërsa 90% e veteranëve ose e ushtarëve të cilët kanë qenë në pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Republikës se Kosovës (FARK-ut) nuk janë të përfshirë hiq në listat e veteranëve.

“Mos përfshirja e tyre ka të bëjë direkt më atë se ne nuk kemi pas përfaqësim në komision, ekskluzivisht e kanë bëre ata komandantë që sot hedhin akuza. Kryetari i kuvendit le të reagojë si të dojë sepse realiteti flet çdo ditë sepse e dimë se sa janë fryrë listat dhe tashmë as ata vetë nuk e dinë me se kush ka hy në lista. Ne më të drejtë ngulim këmbë për të thënë se përveç që po behet shkelje ligjore që po ndajnë mjete për njerëzit që nuk kanë kontribu po i fyejnë ata të cilët vërtetë kanë kontribu për vendin dhe kanë dhënë shumë për Kosovën. Thjesht na jep më kuptuar se këta njerëz janë të kësaj fryme dhe se ata që kanë jep shumë e që janë për merita këta dëshirojnë ti degradojnë”, ka thënë ajo.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat