Palët në krim, fabrikues të “veteranëve”

Politika

Palët në krim, fabrikues të “veteranëve”

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 28 gusht 2018 Në ora: 17:58
Thaçi, Haradinaj dhe Veseli

Pala e parë - urdhëruese e falsifikimit të *dëshmive të veteranit*

Hashim Thaçi, president i Kosovës,

Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës dhe kryetar i AAK-së,

Kadri Veseli, kryeparlamentar dhe kryetar i PDK-së,

Fatmir Limaj, zëvendëskryeministër dhe kryetar i Nisma.

Pala e dytë kriminale - dirigjuese e falsifikimit të listave

Disa *gjeneralë* të vetëshpallur, profanë, që nuk kanë bërë as shërbimin klasik ushtarak. *Komandantët* horrakë, kanë shitur e vjelur paratë e dëshmive të rrejshme të *veteranëve*, duke i ndarë me *gjeneralët* kriminelë, të dëshmuar për krimet e tyre, nga gjyqet vendore e ndërkombëtare, nuk kanë guxuar të firmosin asnjë dëshmi, pa lejen e tyre.

Pala e tretë në krimin e dëshmive mashtruese të “veteranëve”

Të nominuarit e akuzuar nga Prokurori Special e profesional, Elez Blakaj. Përjashto dy syrësh,  Qelë Gashi dhe Ahmet Daku, që nuk kanë qenë emra publik, nuk njihen nga opinioni i gjerë, të tjerët janë shquar në mbrojtjen e krimit dhe të shefave të tyre *gjeneralë* kriminelë, të cilët kanë përgjakur Kosovën, me gjakun e bijave dhe të bijëve më të mirë, siç janë ushtarakët luftë-bërës të FARK-ut dhe të kuadrove dhe veprimtarëve të LDK-së të Ibrahim Rugovës, duke e kallur edhe Flamurin e shenjtë të Dardanisë!

Është shqetësues renditja e një komandantit faktik, shumë meritor në Luftën e Kosharës, Rrustem Berisha, në mesin e një grupi kriminelësh të dëshmuar. Ishte shokuese futja në torishtën, vathën e krimit të komandant Berishës, sepse *ai stan, atë bylmet ka*. Kolegët, ushtararët e Kosharës lavdiplotë, ky akt i turpshëm i Komandantit të tyre, i lëndoi deri në lot. Pendesa është njerëzore. Nga partitë-banda duhet ikur edhe natën pa hënë. Dhe, të shpëtohet, aq sa mund të shpëtohet. Përndryshe, merita, nderi, lavdia, do të zvetnohen, deri në sosje, zhgënjyeshëm.

Lista e palës së tretë, në krimin falsifikues të *dëshmisë së veteranit*, është e managët, sepse këtu janë infiltruar edhe banditë tjerë, nga bandat terroriste SHIK dhe *Shqiponjat e zeza*.

Ky trinom, kjo treshe, pjesë e krimit ekonomik dhe politik, siç është rasti i falsifikimit enorme të listave të *veteranit* të UÇK-së, ka projektuar dhe realizuar dy qëllime, sa të poshtra, aq edhe armike e kriminale karshi Kosovës-

1. Përfitimi politik, duke shtuar artificialisht e kriminalisht numrin e elektoratit të tri partive-banda, të bashkuara në PAN, me qëllim të sundimit banditesk të Kosovës.

2. Përfitimi material i trinomit pjesëmarrës në falsifikimin e *dëshmisë të veteranit*, qoftë të drejtpërdrejtë, apo me sekserë, ndonëse, tashmë, e vërtetuar se dëshmitë janë blerë nga 2.000 deri 5.000 euro. Dhe, kjo përbën vjedhjen zyrtare më të vrazhdët e më kriminale, aq më parë, kur në këtë krim përfshihen hajdutë të profilit të lartë, që nga presidenti, kryeministri, kryeparlamentari, zëvendëskryeministri, e deri ke deputetë, ministra dhe kuadro shtetërorë e qeveritarë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat