Ideja disa vjeçare e Thaçit, Ramës dhe Vuçiqit, për krijimin e “Jugosllavisë së re”

Politika

Ideja disa vjeçare e Thaçit, Ramës dhe Vuçiqit, për krijimin e “Jugosllavisë së re”

Nga: D.RR Më: 27 shtator 2018 Në ora: 21:38
Edi Rama, Aleksandër Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Kreu i LDK-së Isa Mustafa, edhe një herë ka kujtuar se sa e rrezikshme është ideja për korrigjim të kufijve.

Madje, ai, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, thotë se korrigjimi i kufijve dhe shkëmbimi i territorit nuk e përfundon raportin me Serbinë, por, sipas tij, e thellon amullinë e shtetit të Kosovës.

Image
Rexhep Shahu

Për më tepër, Mustafa ka thënë se po tentohet një krijim i “Jugosllavisë së re”.

Publicisti Rexhep Shahu, e ka komentuar për “Bota sot” këtë deklaratë të Mustafës, duke thënë se ky plan nuk është i ri, por i ideuar para pak vitesh nga politikanë të ri, siç janë Vuçiq, Rama dhe Thaçi.

“Asnjë ide apo projekt propozim nuk është i ri, asgjë nuk është e re në gjithë lojërat politike apo ëndrrat e presidentit Thaçi. Jugosllavia e re është lojë e nisur para pak vitesh nga politikanë të ri te tipit Vuçiq, Thaçi, Rama te sponsorizuar siç ishte para pak kohesh ideja e Ballkanit”, ka thënë Shahu.

Ai ka shtuar tutje se politikanë të llojit të tillë, turbullojnë ujëra, por sipas tij, e vetmja gjë që duhet të bëhet, është dëbimi i këtyre politikanëve të tipit Thaçi.

“Politikanët të paditur marioneta në duar të të tjerëve turbullojnë ujëra, por Ballkani nuk është hapësira te pafundme siberike ku nuk jetojnë njerëz. Në Ballkan ka interesa dhe jetohet, lakmohet. E vetmja gjë që duhet bërë është çmontimi i intrigave, i planeve, dëbimi i këtyre politikaneve të tipit Thaçi, diskreditimi i tyre”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat