Deputeti i LDK-së flet për mobilizimin e strukturave: Vendi është në krizë të gjithanshme

Politika

Deputeti i LDK-së flet për mobilizimin e strukturave: Vendi është në krizë të gjithanshme

Nga: N.A Më: 1 tetor 2018 Në ora: 21:10
LDK

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka filluar takimet me strukturat e degëve të saj.

Kjo nismë ka filluar me takimin e sotëm në Klinë, ku të pranishëm ishin, nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, kryetari i FRLDK-së, Fidan Rekaliu, deputetët Mirjeta Kalludra dhe Armend Zemaj.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fidan Rekaliu ,ka thënë se këto takime filluan pasi vendi është në një krizë të gjithëanshme politike por jo vetëm.

 “Gjendja politike në vend më së miri testohet përmes gjendjes ekonomike e sociale të qytetarëve në njërën anë dhe poashtu të përceptimit të përgjithshëm të opinionit lidhur me pritshmërite për të ardhmen. Të dyja këto tregojnë nevojë të madhe për ndryshim pasi vendi është në një krizë të gjithëanshme politike por jo vetëm” ka përfunudar deputeti i LDK-së,Fidan Rekaliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat