“Taksa i shërben vetëm Vuçiqit dhe Serbisë” - Bota Sot
“Taksa i shërben vetëm Vuçiqit dhe Serbisë”

Politika

“Taksa i shërben vetëm Vuçiqit dhe Serbisë”

Nga: G.B Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 22:51
Aleksandar Vuçiq

Lista Serbe është shprehur e gatshme të japë votat e saj për rrëzimin e Qeverisë, me votat e të cilës ishte rrëzuar Qeveria e kaluar dhe u formua Qeveria aktuale e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Por a do të duhej të rrëzohej qeveria me votat e Listës Serbe, për të cilat opozita është deklaruar se nuk duan që ta bëjnë këtë?

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, ka thënë për gazetën “Bota sot” se kësaj liste ndoshta nuk i konvenon rrëzimi i Qeverisë, pasi presin përfitime nga dialogu.

“Situata kritike duket të jetë për koalicion, realisht nuk i konvenon kësaj liste dhe as Serbisë të bie kjo qeveri dhe ky Kuvend për shkak se llogarisin diçka të përfitojnë prej dialogut. Serbia e di se deri në prill të vitit të ardhshëm duhet të ketë një marrëveshje përmbyllëse, andaj sa do t’i konvenojë relacioneve dhe situatave duket të jetë konfuze, taksat për Serbinë janë nxitje për marrëveshje përfundimtare”, është shprehur ai.

Image
Blerim Burjani

Ai ka folur dhe për taksën, e cila thotë se i shërben vetëm Vuçiqit dhe Serbisë.

“Kjo taksë i shërben edhe politikisht Vuçiqit në Serbi, duke parë situatën emergjente për një marrëveshje me Kosovën. pra aspekti ekonomik mund të shërbejë shumë që shtyhet Vuçiqi për të pasur marrëveshje me arsyetim të tij se ka humbje ekonomike. Dihet qartë se Serbia rreth 680 milionë i merr nga mallrat e eksportuara në Kosovë, kjo nuk është shumë e vogël, pra atakon drejtpërdrejt bizneset në Serbi”, ka deklaruar Burjani për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...