Adem Salihaj për Thaçin: Ai që urdhëroi vrasjet, ka vendosur që t‘i zbulojë ato!

Politika

Adem Salihaj për Thaçin: Ai që urdhëroi vrasjet, ka vendosur që t‘i zbulojë ato!

Nga: N.A Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 08:19
Adem Salihaj

Katër letra u dërguan na presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Prokurori, me të cilat kërkoi që që të fillojnë hetimet rreth krimeve që janë kryer gjatë luftës dhe pas saj, sikurse edhe atentatin ndaj ish presidentit Ibrahim Rugova.

Por, dy vite kaluan dhe nuk ka asgjë në lidhe me këto hetime.

Letrat e presidentit Thaçi mbetën në sirtarët e Prokurorisë së Kosovës dhe ato ngadalë “po i mbulon edhe pluhuri”.

Prokuroria e shtetit nuk është përgjigjur në pyetjen e gazetës lidhur me atë se deri ku kanë shkuar hetimet për rastet e cekura në letrat e presidentit Thaçi të shkruara dy vite më parë.

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj në një bisedë me gazetën “Bota sot” ka thënë se letrat që ia pat shkruar Thaçi prokurorisë para dy vjetësh kanë mbetur vetëm letra, vetëm një hipokrizi e njeriut me hipokrit të Kosovës.

Sipas tij, vrasjet politike do të zbardhen vetëm kur në Kosovë të bëhet një pushtet i vërtetë, në të cilin do të sundojë ligji.

“Nëse vërtetë Thaçi zbulon ndonjë vrasje politike, ky do të ishte rast sui generis. Kjo i bie se ai që ka urdhëruar apo kryer vrasjet, tash ka vendosur t'i zbulojë ato, ta denoncojë vetën dhe të shkojë vullnetarisht në burg. Letrat që ia pat shkruar Thaçi prokurorisë para dy vjetësh për zbulimin e vrasjeve politike, kanë mbetur vetëm letra, vetëm një hipokrizi e njeriut më hipokrit të Kosovës. Thaçi pat menduar se të gjitha vrasjet do t'ia mveshte disa njerëzve të vdekur dhe ai do të shpërlahej nga përgjegjësia për kryerjen e tyre. Por, siç dihet nuk ndodhi zbardhja e asnjë vrasjeje politike, kjo ishte vetëm një lojë hipokrite e tij. Vrasjet politike do të zbardhen vetëm kur në Kosovë të bëhet një pushtet i vërtetë, në të cilin do të sundojë ligji. Derisa në Kosovë të sundojë mafia, s’ka zbardhje të vrasjeve politike” ka përfunduar Adem Salihaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat