Revanshizmi evropian me anë të Gjykatën Speciale do burgos themeluesit e Ushtrisë së Kosovës

Politika

Revanshizmi evropian me anë të Gjykatën Speciale do burgos themeluesit e Ushtrisë së Kosovës

Nga: D. B. Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 17:28
Gjykata Speciale

Situata politike në Kosovë kurrë nuk ka qenë më e favorshme kundër Serbisë, pasi tarifat 100 % kanë mërzitur e pikëlluar keq ekonominë e Serbisë. Madje ky pikëllim i madh nuk është vetëm i serbëve, por edhe disa shteteve evropiane me avaze mentalitetesh të vjetra.

Image
Profesor Sulejman Mehazi

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se veprimet e disa shteteve evropiane janë të papërmirësueshme ndaj nesh shihet qartë nga Hahnat dhe Mogerinat e tanishëm të cilët përpiqen si e qysh të ndajnë disa pjesë vitale të Kosovës për t'ia dhënë Serbisë, madje kjo shihet qartë edhe me mospajtimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Pa dëgjueshmëria e autoriteteve të Prishtinës ndaj Evropës do të bëhet shkas për revanshizëm ndaj përkrahjes pa rezervë të SHBA-së për Ushtrinë e Re të Kosovës. Dhe ky revanshizëm ndaj autoriteteve të shtetasve të Kosovës do bëhet me anë të Gjykatës Speciale e cila është e krijuar nga evropianet. Në njërën anë, autoritetet e krahut të luftës: Haredinaj dhe Veseli në aleancë me SHBA-në krijojnë Ushtrinë e Kosovës, në anën tjetër, Gjykata Speciale evropiane do t'i dënonte përkrahësit e politikës amerikane: Haredinaj, Kadri Veselin e të tjerë. Heshtja e Thaçit hapur, qartë e padyshim na bën të kuptojmë se ai përkrahë politikën evropiane, jo për diçka tjetër, po vetëm për të shpëtuar veten nga Gjykata Speciale evropiane. Krijimi i Ushtrisë së Kosovës do bëhet shkas kontradiktor i politikave evropiane-amerikane në Ballkan”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat