“Serbia ka arsye të brengoset pas formimit të Ushtrisë së Kosovës”

Politika

 “Serbia ka arsye të brengoset pas formimit të Ushtrisë së Kosovës”

Nga: A.M Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 08:53
Pjisjet amerikane për Ushtrinë e Kosovës

Kuvendi i Republikës së Kosovës, të premten do t`i thotë PO procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur.

Ky hap po konsiderohet si më i rëndësishmi, pasi formimi i ushtrisë me kapacitete të plota, nënkupton edhe vulosjen e sovranitetit të Kosovës.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava, ka thënë për “Bota sot” se rasti i formimit të ushtrisë edhe zyrtarisht i ka tronditur armiqtë e Kosovës, e në rënd të parë Serbinë.

Image
Hajrullah Tërnava

“Si dëshmi e kësaj, mjafton të shikohet një aktivitet i tyre diplomatik që 53 shteteve iu kanë drejtua në forma të ndryshme, por edhe me shkrim sikur që vete janë deklarua për këto veprime, që ta pengojnë formimin e ushtresë të Kosovës. Serbia ka arsye që të brengoset dhe të shqetësohet për këtë akt përfundimtar të formimit të ushtrisë, sepse ajo i ka të freskëta të kaluarat dhe krimet që ia kanë bërë kombit tonë deri në masakra të ndryshme dhe gjenocide, një fakt i freskët është krimet ndaj kombit tonë të vitit 1878 të Toplices e pse jo qe nga Beogradi e deri në Merdar, e qe sot e kësaj dite, të gjithë të përndjekurit nga masakrat e asaj kohë që janë vendosur në Kosovë, edhe sot i mbajnë mbiemrat e atyre fshatrave që dikund llogariten deri në 750 fshatra. Prandaj edhe jo rastësisht këtë pjesë të popullatës tonë e thërrasin muhaxheri (ardhacak). Fatlumësisht që tani kohërat kanë ndryshua, dhe miqtë tonë si SHBA me aleatet e saj e me NATO-në,  bërën çmos për ne, dhe në kohërat më të vështira të vitit 1999 na ndihmuan të çlirohemi nga ky armik shekullor, me ato angazhime dhe harxhime shume të shtrenjta, që ishin miliardësh, dhe me marrëveshjen e Kumanovës u arrit që Kosova të çlirohet dhe me 17.02.2008 edhe zyrtarisht ta shpall Pavarësinë e saj që tani e kane njohur 116 shtete. Mbështetja ndërkombëtare e Kosovës është shumë e rëndësishme, dhe pa një mbështetje të tillë nga miqtë sikur që i kemi ne as që do të çliroheshim dhe as që do të ekzistonim tani)”, ka thënë Tërnava për “Bota sot”.

Ai ka shtuar se, Kosova do të jetë e fortë duke e ditur se shtete të fuqishme e përkrahin krijimin e ushtrisë së Kosovës.

“Në këtë rrugëtim, koha do e bëjë të veten dhe tani Kosova ditë e për ditë, do të jetë më e fortë, e sidomos kur e kemi parasysh që ata ma të fortit e botës po na qëndrojnë pran, dhe po na përkrahin në iniciativat tona sikur në këtë rast të krijimit të ushtrisë. Serbia, sikur e shpjegova po bën çmos që ta pengojë krijimin e ushtresë, por e ka të qartë se neve na ka ndihmua Amerika, dhe gjithnjë po na qëndron pran, sikur që vet Vuçiq e tha haptas se Amerika për Kosovën është nëna dhe baba i saj dhe me të Serbia nuk mundet me luftua”, ka thënë Tërnava për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat