Vetshkatërrimi i PSD

Politika

Vetshkatërrimi i PSD

Nga: D.RR Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 17:12
PSD

Analisti politik, Faik Krasniqi ka folur për “Bota sot” rreth krijimit të ekipit të ri negociator përmes rezolutës së propozuar nga PSD-ja, e që edhe vet kjo e fundit është pjesë e saj.

Krasniqi mendon se largimi i atyre deputetëve nga VV-ja dhe kalimi në PSD, është dëshmia më e mirë se këta njerëz janë patericë e PDK-së, të cilët kanë qenë të kamufluar brenda Vetëvendosjes.

Image
Faik Krasniqi

“Largimi i këtyre deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe krijimin e një partie të re, por me emrin e vjetër PSD, ishte dëshmia më e mirë se këta njerëz janë patericë e PDK-së. Ose më mirë të themi se të tillë kanë qenë gjithmonë, por të kamufluar brenda Vetëvendosjes”, ka theksuar Krasniqi.

Bashkëpunimin e PSD-së me qeverinë, Krasniqi e quan shkatërrim të PSD-së, duke shtuar se në elektoratin e ardhshëm, deputetët aktual të PSD-së do ta mund ta shohin Kuvendin përmes ekraneve televizive.

“Kyçja e tyre në bisedime me Serbinë, bashkë me PDK-në, e forcon akoma me shume këtë gjë se këta janë bërë pjesë e Vetëvendosjes vetëm për ta shkatërruar këtë parti. Por e kanë gabim. Ata e kane shkatërruar vetveten për dy arsye. E para për tradhtinë ndaj elektoratit, fale të cilëve janë sot deputetë. E dyta, për shkak se ju bashkuan karvanit të Hashim Thaçit për copëtimin e Kosovës. Në zgjedhjet e ardhshme deputetët e PSD-së Kuvendin do të mund ta shohin vetëm përmes ekraneve televizive!”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat