Shala: Personi në AKI nuk ka mundur t’i ketë informacionet që mund të kanoset siguria nacionale

Politika

Shala: Personi në AKI nuk ka mundur t’i ketë informacionet që mund të kanoset siguria nacionale

Nga: D. B Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 17:00
Drizan Shala

Drizan Shala njohësi i çështjes së sigurisë ka thënë se, skandali i fundit në AKI, ku 26 vjeçare për 8 vite  është paraqitur si punëtor në këtë institucion nuk mund ta dëmtojë reputacionin e këtij institucioni vital të Kosovës për arsye se për një kohë ky person ka ushtruar veprimtarin e ti mashtruese nën pretendimet që i përket këtij institucioni.

Në një prononcim për “ Bota sot” ai ka thënë se kjo e fundit në bashkërendim me Policinë dhe Prokurorinë ka iniciuar hetime preliminare ku ky person në fjalë është arrestuar dhe ju është ngritur kallëzimi penal për spiunazh dhe bashkëpunim me shërbimet e huaj në dëme të RKS-së.

“Sa i përket këtij afatit 8 vjeçar ky personi i apostrofuar nuk ka mundur që të këtë gjitha informacionet që mund ti kanoset siguria nacionale e RKS sepse siç dihet sipas ligjit të funksionimit të AKI-se dhe ligjin për klasifikimin e informacioneve vetëm një numër i vogël i personave në hierarkinë institucionale dhe të sigurisë kanë nivelin e sigurisë "top sekret apo sekret".

Ndërsa sa i përket nivelit konfidencial informacionet konsiderohen si material të brendshëm për punët operative po që nuk munden të dëmtojnë apo cenojnë sigurinë e RKS. Ndërsa mediat nga qarqet e ndryshme të par apolitike kanë tentuar që përmes bërjes publike të këtij rasti ta njollosin kretibilitetin e institucionit dhe imazhin e saj brenda dhe jashtë Kosovës”, ka thënë Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat