Erind Kamberi apo Dj Cambo: Muzika hip - hop, është muzika që rinia e kërkojnë më shumë 

Showbiz

Erind Kamberi apo Dj Cambo: Muzika hip - hop, është muzika që rinia e kërkojnë më shumë 

Nga: Kemajl Goca Më: 4 qershor 2022 Në ora: 15:55
Erind Kamberi

Pa muzikë nuk shkon as dita e as mbrëmja! Pa muzikë si peshku pa ujë!

Këngët e bukura janë edhe frymëzim apo pikë motivimi pothuajse për secilin njeri!

Rinia jonë sot kënaqet me llojet e ndryshme të zhanreve të muzikës. 

Image

Erind Kamberi

Erind Kamberi, i njohur me nofkën Dj Cambo, një djalë i ri e me përplot elan, tha se rinia jonë sot e preferon më shumë muzikën hip – hop!

Sipas tij, të merresh me profesionin e muzikës nuk është punë e lehtë, do angazhim e punë profesionale.

Ferizajasi tregon se sot rinia e kupton dhe e njeh në thelb muzikën, e kërkon atë që i shkon për zemër.

Dj Cambo, me stilin e tij shpesh herë i jep zjarr atmosferës, duke u bërë gjithnjë e më i dashur ndër gjeneratat e reja!

Karakteristikë e tij është qetësia dhe ka prirje për ta ndezur atmosferën në momentet kur më së paku pritet! 

Kamberi është i mishëruar me këtë profesion, ka një talent të rrallë për profesionin DJ por shumë herë djersitet edhe nga emocionet, për faktin se kjo punë do përkushtim, po ashtu që melodia e muzikës të jetë ashtu si e preferojnë djemtë e vashat e reja në ceremonitë e ndryshme dhe gazmendet verore!

“Profesioni i DJ (dixhej) kërkon vërtet angazhim te madh dhe për këtë arsye nuk është edhe e lehtë sepse duhet ta njohësh kategorinë e muzikës që bën”, tregon Kamberi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Rinia e njeh mirë muzikën dhe e kërkon atë që do të bëjë të ndihet edhe më mirë, që ia rritë edhe adrenalinën sidomos në mbrëmjet verore, në kohën kur në Kosovë vijnë shumë bashkatdhetarë.

“Kërkohet shumë nga rinia sepse për momentin, është trend të cilit të gjithë e dëshirojnë ta dëgjojnë dhe të bëjnë qejf në mbrëmje”, nënvizoi Dj Cambo.

Çfarë kërkojnë më shumë rinia?

“Muzika është pasioni im dhe është rruga që unë jam duke e ndjekur. Si DJ jam duke provuar të bëjë diçka ndryshe. Muzika hip-hop, është muzika që rinia e kërkojnë më shumë kohëve të fundit”, thotë Kamberi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat