Të drejtat e njeriut; ambasadorja e Holandës tregon angazhimin në Shqipëri

Shqipëria

Të drejtat e njeriut; ambasadorja e Holandës tregon angazhimin në Shqipëri

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 13:32
Guusje Korthals Altes

Të drejtat e njeriut në Shqipëri, jo gjithmonë janë njohur. Komunizmi për 50 vite i shkeli ato brutalisht.

Ndërkohë që, Deklarata Universale e të drejtave të njeriut u miratua më 10 dhjetor të 1948, me synimin për të ndihmuar në respektimin e këtyre të drejtave, Shqipëria filloi t’i njihte ato pas ndryshimeve demokratike në vitet 90’. Ambasadorja holandeze në Shqipëri Altes thekson rëndësinë e të drejtave të njeriut.

“Në Shqipëri, ambasada holandeze po punon shumë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përmend këtu promovimin e fuqisë së gruas, të drejtat e LGBTQI, tolerancën fetare. Dhe edukimi për këto të drejta duhet të fillojë që herët, në bankat e shkollës”, tha ambasadorja hollandeze, Guusje Korthals Altes.

Për shtetin holandez, të drejtat e njeriut janë prioritet. Ndaj, sa më shumë të flasësh e t’I promovosh këto të drejta, con në garantimin e tyre.

“Të drejtat e njeriut janë shumë të rëndësishme për Holandën, janë jo vetëm pjesë e kushtetutës por edhe një pikë e fortë e politikës sonë . Ju mund të pyesni veten përse, por ne mendojmë në përgjithësi se promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, e shtrirë kjo në të gjithë botën, kjo e fundit do të ishte më në mirëqenie dhe stabilitet. Ne e dimë që ka vende të cilat nuk kanë lirinë e të qenurit të lirë, jetojnë me frikën, fshihen për atë që janë dhe mendoj se është shumë e rëndësishme të flasim për këtë dhe të kemi fuqinë ta ndryshojmë”, shtoi ambasadorja hollandeze – Guusje Korthals Altes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat