Kabinat elektrike në fytyrë! Si e rrezikojnë përditë jetën nxënësit e shkollave të Lezhës

Shqipëria

Kabinat elektrike në fytyrë! Si e rrezikojnë përditë jetën nxënësit e shkollave të Lezhës

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 21:49
Lezhë

Ndodhen shumë pranë rrezikut.

Por duket se ky fakt është injoruar. Kabinat elektrike janë të vendosura në kangjhellat e shkollës dhe percjellësit elektrik qëndrojnë të varur në to.

Ato janë të amortizuara dhe pa asnjë element sigurie. Bëhët fjalë për shkollat “Beselidhja”, “Gjergj Kastrioti”, “Kosova” e “Gjergj Fishta” në qytetin e Lezhës me rreth 2 000 nxënës. 

 E ngjashme është situata  edhe në shkollat e njësive administrative.
Drejtori i arsimit në bashkinë e Lezhës,  Ardian Laçi thotë se kanë kërkuar largimin e kabinave. Ky është një rrezik i jashtëzakonshëm që duhet shmangur sa më shpejt. Ky shqetësim nuk është i panjohur edhe për OSHEE-në Lezhë. Po nuk është bërë zgjidhje. Nxënësit çdo ditë shkojnë në mësim bashkë me rrezikun.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat