Deputetët e LSI-së njëzëri: Fituan shqiptarët, Rama ra

Shqipëria

Deputetët e LSI-së njëzëri: Fituan shqiptarët, Rama ra

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 19:54
Pamje nga protesta

Lëvizja Socialiste, si pjesë e rëndësishme e protestës së sotme dhe bashkë-organizatore me Partinë Demokratike, e sheh atë si të suksesshme dhe shpresëdhënëse për të ardhmen e vendit.

Tre anëtarë të Grupit të saj parlamentar, Kejdi Mehmetaj, Floida Kerpaci, Përparim Spahiu dhe Vangjel Tavo, përmes postimeve në rrjetet sociale, shprehen të kënaqur me protestën, ndërsa falënderojnë qytetarët për prezencën dhe qëndresën e treguar.

“Mirënjohje qindra mijëra qytetarëve shqiptarë për angazhimin e tyre në protestën më madhështore pas vendosjes së pluralizmit. Mirënjohje qindra mijëra të rinjve e të rejave që protestuan me lule përballë një kryeministri që nxit dhunë dhe helmon qytetarët. Sot Edi Rama ra bashkë me qeverinë e tij të krimit dhe korrupsionit. Shqiptarët protestuan sot për demokraci, të revoltuar nga padrejtësitë, varfëria, papunësia, keqedukimi dhe zhvatja që u bën çdo ditë qeveria. Vrulli popullor nuk do të ndalet! Shqiptarët tashmë e kanë marrë vendimin, nuk ka më kthim pas!”, shkruan Mehmetaj në Facebook.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat