Berishës i hiqen shoqëruesit, reagon Garda e Republikës: Ja e vërteta

Shqipëria

Berishës i hiqen shoqëruesit, reagon Garda e Republikës: Ja e vërteta

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 14:42
Garda e Republikës

Garda e Republikës ka reaguar me një sqarim lidhur me lajmin për heqjen e shoqëruesve të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Me nje deklarate per mediat Garda ben me dije se “Kryeministri i vendit përfiton shërbim ruajtje për një periudhe 3-vjeçare pas përfundimit të detyrës, është ndërprerë vijimi i mëtejshëm i këtij shërbimi”.

Sqarim i Gardës së Republikës për heqjen e ruajtjes së zotit S.Berisha

Në përgjigje të interesit të disa mediave, lidhur me truprojet e zotit Sali Berisha, Garda e Republikës informon se në zbatim të Nenit 5, të Ligjit Nr. 8869, datë 22.5.2003 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, ku përcaktohet se Kryeministri i vendit përfiton shërbim ruajtje për një periudhe 3-vjeçare pas përfundimit të detyrës, është ndërprerë vijimi i mëtejshëm i këtij shërbimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat