Parashikimi i motit në Shqipëri - Bota Sot
Parashikimi i motit në Shqipëri

Shqipëria

Parashikimi i motit në Shqipëri

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 07:17
Ilustrim

Ardhja e një sistemi vranësirash do të kushtëzojë mot me vranësira të shpeshta dhe alternime kthjellimesh në pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Më të dendura paraqiten në Veri dhe zonat Lindore duke gjeneruar dhe reshje të pakta shiu e dëbore.

Pasditja dhe mbrëmja zhvendos vranësirat në zonat Jugore-Juglindore ku priten reshje shiu e dëbore gjatë natës.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rënie të lehtë sjell mesdita duke variuar nga -3 gjatë mëngjesit DERI 16°C mesdita.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...