ISHP: Gripi në rënie, por mos i neglizhoni simptomat e tij

Shqipëria

ISHP: Gripi në rënie, por mos i neglizhoni simptomat e tij

Më: 1 mars 2019 Në ora: 12:51
Foto

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë publik përmes një njoftimi zyrtar rastet e prekura nga gripi përgjatë tremujorit të parë të vitit 2019, duke theksuar se aktiviteti i tij paraqitet me një intensitet mesatar. ISHP i ka bërë thirrje qytetarëve të informohen mbi rreziqet e gripit dhe të drejtohen tek mjeku në rast komplikacionesh. 

Njoftimi i plotë:

Instituti i Shëndetit Publik informon qytetarët se infeksionet akute respiratore të sipërme dhe të poshtme të sistemit ALERT, survejancës sentinel të sëmundjeve të ngjashme me Gripin, paraqiten në rënie dhe aktiviteti i gripit paraqitet me intensitet mesatar. Si në vendet Europiane dhe të Rajonit edhe në vendin tonë mbizotëron qarkullimi i virusit të tipit A, nëntipi A/H1 pdm09.

Për periudhën 1 Janar – 1 Mars 2019 në ISHP janë testuar 1015 mostra nga të cilat 472 ose 47% kanë rezultuar pozitive për virusin e gripit.

Nga 472 mostrat, 374 janë me virusin A/H1pdm09, 42 mostra ose janë me virusin A/H3 dhe 56 mostra janë në virusin e tipit A (nëntipizimi është ende në proces)

Instituti i Shëndetiti Publik bën apel të mos e nënvlerësoni gripin. Sa herë nuk ndjeheni mirë, konsultohuni me mjekun. Nëse keni vështirësi me frymëmarrjen, drejtohuni menjëherë tek mjeku.

ISHP fton të gjithë qytetarët të informohen për kujdes ndaj gripit dhe të ftohtit në faqet zyrtare të këtij institucioni ku që prej fillimit të sezonit të gripit ka nisur sensibilizimin me këshilla dhe orjentim për periudhën e sezonit të gripit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat