Fushë-Krujë, tritol makinës së 63-vjeçarit

Shqipëria

Fushë-Krujë, tritol makinës së 63-vjeçarit

Më: 7 prill 2019 Në ora: 23:10
Foto ilustruese

Mësohet se tritoli është vënë në një makinë tip “Golf 6”, e cila dyshohet se është në pronësi të një 63-vjeçari.

Deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa thuhet se automjeti ka qenë i parkuar në oborrin e shtëpisë së pronarit.

Sakaq policia ka nisur hetimin, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Informacion Paraprak

Më datë 07.04.2019, rreth orës 21:40, në lagjen Delvina, Fushë Krujë, automjetit në pronësi të shtetasit V.X.,63 vjeç ,banues në Fushë Krujë, dyshohet ti jetë vendosur një sasi e vogël lëndë plasese, ku si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale .

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat