Gazetarja Lala: Në avionin ku u grabitën 10 milionë euro, ka qenë edhe Adriatik Llalla

Shqipëria

Gazetarja Lala: Në avionin ku u grabitën 10 milionë euro, ka qenë edhe Adriatik Llalla

Më: 9 prill 2019 Në ora: 23:21
Grabitja në Rinas

Një grabitje spektakolare ndodhi pasditen e sotme ku u grabitën 10 milionë Euro në aeroportin e Rinasit dhe mbeti i vdekur një prej autorëve të dyshuar.

Gazetarja, Klodiana Lala ka deklaruar në “Dritare me Rudinën” në Neës 24, se në avionin ku u grabitën rreth 10 milionë Euro, ishte edhe ish-kryeprokurori, Adriatik Llalla.

Gazetarja tha se ish-kryeprokurori ndodhej në avionin me destinacion Vjenën.

“Llalla ishte pasagjer në mjetin fluturues me destinacion Vjenën, por që ra pre e një grabitjeje”, shtoi ajo.

Grabitja në Rinas, ka ndodhur brenda një kohe shumë të shkurtër, kur një automjet  ka thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, dhe i është afruar me shpejtësi avionit të linjës “Austrian Airlines”, ku sapo ishin ngarkuar për t’u transferuar jashtë vendit, paratë e disa bankave.

Ata kanë hipur në barkun e avionit duke marrë prej andej sasitë e mëdha të parave.

Njësi të shumta janë vënë në ndjekje të grabitësve, ndersa mësohet se janë lëshuar 4 urdhëra ndalimi ndërsa 40 persona janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat