Shkoi për të peshkuar, humb jetën 70-vjeçari në Sarandë

Shqipëria

Shkoi për të peshkuar, humb jetën 70-vjeçari në Sarandë

Më: 26 prill 2019 Në ora: 00:29
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Sarandë. Një person teksa po peshkonte ka rënë nga lartësia dhe ka gjetur vdekjen. Viktima është Eqerem Zeneli, rreth të 70-vjeç, banues në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur dy orë më pare në plazhin e Manastirit në një zonë shkëmbore. Dy persona kanë qenë duke peshkuar, kur njëri prej tyre ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga një lartësi prej 20 metrash.

Ka qenë skafi i policise kufitare ajo që ka terhequr të plagosurin duke e sjellë në portin e Sarandës e më pas në spital ku fatkeqësisht  ka ndërruar jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat