Berisha reagon për Samitin e mbajtur në Berlin, publikon 7 konkluzionet e dala për Shqipërinë e Kosovën

Shqipëria

Berisha reagon për Samitin e mbajtur në Berlin, publikon 7 konkluzionet e dala për Shqipërinë e Kosovën

Më: 29 prill 2019 Në ora: 22:26
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë në lidhje me Samitin e mbajtur këtë të hënë në Berlin, ku u diskutua për të ardhmen e rajonit, e posaçërisht për marrëdhënien mes Serbisë e Kosovës si dhe anëtarësimin e mundshëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

Berisha e ka sintetizuar samitin në Berlin në vetëm 7 konkluzione, të cilat i gjeni si më poshtë:

Samiti nje ditor i Berlinit perfundoi!

Konkluzionet:

– Jo ndryshimit te kufijve!
– Jo perpjekjeve per krijimin e Serbise se Madhe!
– Jo marreveshje te fshehta si deri tani midis Vuçiçit dhe argateve te tij me Kosoven!
– Po perspektives europiane te vendeve te rajonit mbi bazen e plotesimit te kushteve.
– Jo hapjes se negociatave me Shqiperine
– Qeveria gjermane nuk do te shqyrtoj deri ne vjeshte as raportin e Komisionit Europian
– Franca nuk pranon fare te flitet per kete çeshtje.
– Asnje fjale dhe asnje premtim per hapjen e negociatave perveç trillimit me porosi te Rames e te sugarit te tij, te cilin e pergenjeshtroi pa u thare boja radio shteterore gjermane Dojçe Ëelle!

Si perfundim miq, me Ramen ecet drejt te shkuares nuk ka integrim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat