Seanca në KPA, Komisioneri kërkon sërish shkarkimin e Zaganjorit. Caktohet data e vendimit - Bota Sot
Seanca në KPA, Komisioneri kërkon sërish shkarkimin e Zaganjorit. Caktohet data e vendimit

Shqipëria

Seanca në KPA, Komisioneri kërkon sërish shkarkimin e Zaganjorit. Caktohet data e vendimit

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 15:34
Xhezair Zaganjori

Është zhvilluar në Komisionin e Posaçëm të Apelimit seanca e radhës për Xhezair Zaganjorin, kreu i Gjykatës së Lartë. Komisioneri Publik i ka qëndruar kërkesës për shkarkimin e Zaganjorin nga detyra.

Por Zaganjori tha se ka paraqitur prova dhe shkresa të tjera që konfirmojnë burimet e tij financiare.

“Do të pranoja me kënaqësi çdo vendim tuajin, edhe kundër meje, mjafton të ndjeheni të lirë dhe të bindur në subkoshiencen tuaj. Më ka lënë shije jo të mirë që Komisioneri Publik i ka quajtur të pavlera provat e sjella nga unë, të kërkuara nga vetë ai”, u shpreh kreu i Gjykatës së Lartë.

Vendimi përfundimtar nga KPA për Xhezair Zaganjorin do të merret më datë 26 korrik, në orën 11:00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...