Gruaja në politikë mision i vështirë, Kërpaçi kujton talljet e deputetëve

Shqipëria

Gruaja në politikë mision i vështirë, Kërpaçi kujton talljet e deputetëve

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 15:25
Floida Kerpaçi

Në një bisedë me Floida Kerpaçi, ish-deputete e LSI, dhe Orjola Pampuri, ish-deputete PD, në emisionin e mëngjesit “Dite e Re” në RTV Ora, u diskutua, për temën “Gratë në Politike”.

Pampuri deklaroi se kur je pjesë e politikës, do ecësh në të njëjtin hap me burrat që janë në politikë duke vënë theksin se gruaja në politikë, duhet të përçojë një model.  Ndërsa Kërpaçi, u rikthye në fillimet e saj, dhe tregoi eksperiencen dhe talljet e deputeteve, dhe vetë kryeministrit Ramë kur ajo mbante fjalime në foltoren e Kuvendit.

Floida Kerpaci: "Të angazhohesh në politikë do të thotë që të ndryshosh jeta. Në sistemin politik që jetojmë nuk është e lehtë të merresh dhe të angazhohesh. Në sistemin që jemi unë si vajzë kandidoj dhe jam përballë një njeriu me rekorde kriminale apo me një të shkuar që nuk bëhet vetigu. Për të mos përmendur kur nga ana e kryeministrit dhe kabinetit kryeministror kishte përqeshje."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat