Vajtimi i nënës për të birin, momente tmerri nga Thumana

Shqipëria

Vajtimi i nënës për të birin, momente tmerri nga Thumana

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 06:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në Thumanë, në zonën ku u shemb pallati, gazetari Oligert Muca arrin të sjellë në kohë reale një orë më parë pamjet e para nga shembja e pallatit.

Janë njerëzit në rrugë dhe të qarat e banorëve.

Ulërimat e një nëne që nuk kuptohet nëse ka humbur njeri.

“O shpirt I nënës, o I miri nënës. O shpirt…o nënë, o nënë e zezë” ulërimat me oiii të gjatë të një nëne nuk kanë të përfunduar. Të prekin shpirtin.

Gjithcka duket është shembja e dy pallateve në Thumanë. Oligert Musta niset dhe ka filmuar live gjithë situatën.

Në zonë duken banorë të panumërt dhe makina. Njerëzit janë me celularë e elektrikë dore. Sic shihet nga pamjet edhe policia është aty.

Janë sjellë edhe makineritë për shpimin dhe kërkimin e të mbeturve nën rrënoja. Janë pamje që të lënë pa fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat