Historia e vërtetë e Kastriotit, burrit që i kërkoi gruan kryeministrit Rama

Shqipëria

Historia e vërtetë e Kastriotit, burrit që i kërkoi gruan kryeministrit Rama

Më: 19 janar 2020 Në ora: 11:54
Kastrioti

Një nga personazhet e programit që nisi mbrëmjen e djeshme, “Dua të të bëj të lumtur”, ishte Kastrioti, i cili u bë i njohur nga të gjithë, pasi videoja e tij me kryeministrin Rama, gjatë kohës kur kreu i qeverisë takone të prekurit nga tërmeti, u bë virale në rrjetet sociale.

Kastrioti i tregonte kryeministrit se i kishin marrë bashkëshorten dhe e kishin dërguar në hotel, pasi tërmeti i 26 nëntorit i kishte lënë jashtë, duke bërë kështu xhiron e internetit, ku shumë e komentuan dhe bënë humor me të.

Megjithatë, mbrëmjen e djeshme në studio u zbulua se Kastrioti kishte probleme në komunikim të cilat vinin si pasojë e çregullimeve neurologjike dhe se ishte martuar me bashkëshorten e tij, Dranden me mblesëri. Ata janë prindër të dy fëmijëve, por djali i dytë kishte lindur me çrregullime të spektrit autik. Për shkak të problemeve sociale dhe ekonomike, familja Gjonaj kishte ndryshuar vendbanimin disa herë gjatë viteve të fundit. Prej pak kohësh ata banonin në një shtëpi me qira në qytetin e Durrësit, e cila nga tërmeti i 26 nëntorit ishte shpallur e pabanueshme. Në këto kushte të vështira, Drandja kishte marrë fëmijët dhe ishte strehuar në një hotel, pasi djali i dytë kishte nevojë për përkujdesje.

Kastrioti i është drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar Drandes që të kthehen sërish bashkë, pasi sipas tij e kishte të pamundur të qëndoronte në hotel, sepse e kishte të vështirë që të përshtatej. Por Drande u shpreh se nuk kishin mundësi ekonomike që të përballonin një shtëpi tjetër me qira dhe se hoteli ishte zgjidhja e vetme për ta.

Porogrami për familjen e Kastriotit pati fund të lumtur gjithsesi, pasi autorja dhe moderatorja Arbana Osmani, zbuloi surprizën që kishte rezervuar për ta, duke i dhuruar një kontratë qiraje të një shtëpie të re të mundësuar nga të ardhurat e grumbulluara nga shitja librit të saj “Receta për 5 minuta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat