Infemierja në Lezhë me COVID 19, mbyllet Qendra Shëndetësore

Shqipëria

Infemierja në Lezhë me COVID 19, mbyllet Qendra Shëndetësore

Më: 24 mars 2020 Në ora: 12:46
Foto

Lezha i shtohet hartës së të prekurve me COVID-19. Pacientja e parë në Lezhë është një infermiere 54 vjeçare, e cila në testin e bërë gjatë natës së mbrëmshme ka rezultuar pozitive. 

Lajmi u konfirmua dhe nga Ministria e Shëndetësisë.

"Harta e të prekurve nga COVID-19 eshte shtrirë tashmë edhe në Lezhë" tha Eugena Tomini.

E prekura me koronavirus ende nuk dihet nga mund ta ketë marrë infiktimin, por menjëherë janë marrë masa për të izoluar edhe kolegët e saj nga frika se mund të jenë infektuar. 

54 vjeçarja është derguar mbrëmë tek Infektivi në Tiranë, dhe pritet që në bazë të gjendjes së saj të vendoset nëse do qëndrojë tek spitali për terapi intensive ose do vetëkarantinohet në shtëpi.

Pas lajmit, është dezinfektuar dhe mbyllur qendra shëndetësore e lagjes "Skënderbeg" në Lezhë.

Personeli mjekësor kishte patur kontakte të vazhdueshme me infermieren që u infektua me COVID 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat