Situata nga COVID-19, Balluku zbulon cilat janë dy projektet e mëdha që janë anuluar

Shqipëria

Situata nga COVID-19, Balluku zbulon cilat janë dy projektet e mëdha që janë anuluar

Më: 10 prill 2020 Në ora: 15:29
Belinda Balluku

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka deklaruar sot se rruga Milot -Balldren dhe autostrada për në Dukat janë anuluar dhe të gjitha fondet e përcaktuara do të kalojnë për të përballuar COVID-19. Por ndërkohë, projektet e fizibilitetit do të rishikohen nga e para dhe korridori Adriatiko-jonian nuk do të fillojë nga Balldreni por nga Miloti.

"Që të dyja PPP nuk është se nuk do të nisin, janë anuluar, nuk do të vazhdojnë më këto projekte, për shkak të situatës së krijuar, duke i dhënë të gjithë hapësirën fiskale të projektuar për to nevojave që kanë lindur për shkak të situatës nga COVID-19. Në rastin e autostradës të korridorit Adriatiko-jonian. Tashmë jemi duke studiuar faktin e ri që ndoshta duhet të nisim nga Balldreni dhe jo thjesht nga Miloti deri në Bypassin e Fierit, pra duke e bashkuar edhe me atë pjesë që nuk do të përmbushet dot përmes atij plani që ka qenë më parë , pra të koncesionit Milot-Balldren, duke krijuar një korridor më të gjatë por duke e rishikuar gjithë projektin dhe duke vendosur elementë të tillë të cilët nuk do t'i krijonin peshë financiare buxhetit të shtetit në vazhdimësi. Të gjitha këto janë duke u proceduar në ministri nga ekspertët për të gjetur një zgjidhje për situatën për të mos ngarkuar buxhetin e shtetit por edhe për të mos stopuar këto projekte të rëndësishme. Korridori Adriatiko-jonian është një nga kolonat mbajtëse të të gjithë strategjisë për zhvillimin e transportit tokësor dhe lidhjes me vendet e tjera të rajonit. Ky është rasti i një infrastrukture rrugore. Duke e rishikuar të gjithë projektin dhe duke vendosur element të tillë  të cilët nuk do ti krijonin peshë financiare për buxhetin e shtetit.  Do të nisin këto dy PP, pasi tani janë anuluar le të themi pra nuk do të vazhdojnë më këto dy projekte për shkak të situatës së krijuar duke i dhënë të gjithë hapësirën fiskale që ka qene e planifikuar për këto dy projekte duke ia vënë në dispozicion nevojave që kanë lindur për shkak të situatë së krijuar nga COVID-19", tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në një intervistë për Report Tv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat