Tri raste të reja me koronavirus në Kukës, shkon në 9 numri i të infektuarve

Shqipëria

Tri raste të reja me koronavirus në Kukës, shkon në 9 numri i të infektuarve

Më: 16 prill 2020 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Shtohen edhe 3 raste të reja nga personeli shëndetësor, me COVID 19 në Kukës, qytetin më afër Kosovës, ku deri para dy ditësh nuk raportohej për të infektuar nga Coronavirusi.

Mësohet se kanë dalë pozitivë ndaj viruesit edhe 3 infermierë, duke e çuar kështu në 9 numrin e të infektuarve në personel. Përgjigjet e analizave dolën mbrëmë në darkë, ndërsa 30 të tjerë rezultuan negativë.

Autoritetet në Kukës deklaruan se testet do vazhdojnë, ndërsa të gjithë duhet të qëndrojnë në karantinë.

Në urgjencën e spitalit rajonal po shërbejnë infermierët e pavioneve pasi të gjithë ata që shërbenin janë karantinuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat