Aksident në Lushnje, plagoset një person

Shqipëria

Aksident në Lushnje, plagoset një person

Më: 6 janar 2021 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Pushim shoferi – Lushnje.

Në aksident janë përfshirë dy mjete një tip audi dhe një tip opel pronë e një kompanie private të telefonike. Mjeti tip audi ka goditur nga pas mjetin tip opel.

Si pasoj e këtij aksidenti drejtuesi i mjetit opel ka mare plagë të lehta ndërsa mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Pas aksidentit në këtë aks u rëndua ndjeshëm trafiku deri në ardhjen e punonjësve të policisë rrugore. Nga hetimet e para dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar i mjetit tip audi i cili nuk ka hyr plotësisht në korsinë e shpejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat